Samiti BE-Ballkan, nën hijen e Trumpit

In Lajme, Rajoni

Evropianët do të përpiqen t’u japin një shtysë të re marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor gjatë nje samiti të enjten në Bullgari, që rrezikon të eklipsohet nga debatet për sfidat diplomatike në BE të presidentit amerikan, Donald Trump.

Takimi i liderëve europianë me homologët e tyre të gjashtë shteteve, Shqipëri, Bosnje-Herzegovinë, Serbi, Mali i Zi, Maqedoni dhe Kosovë synon të vendosë lidhje të ngushta me këtë rajon ku Rusia po përpiqet të zgjerojë ndikimin e saj.

 

Por, fillimisht 28 shtetet anëtare parashikojnë të diskutojnë mes tyre të mërkurën në mbrëmje në Sofje, për përgjigjen që do t’i japin SHBA-së pas vendimeve qe ajo mori për tërheqjen nga marrëveshja për bërthamoren iraniane dhe per te mos i akorduar BE-se përjashtimin e përhershëm nga tarifat doganore për çelikun dhe aluminin.

 

”Politikat e Donald Trump për marrëveshjen iraniane dhe tregtinë do të përballen me një qëndrim të përbashkët europian. Liderët e BE-së do të fokusohen në dy çështje në Sofje, njoftoi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk pas vendimit mjaft përçarës amerikan lidhur me Iranin.

 

Ndërsa përkeqësimi i marrëdhënieve transatlantike është shqetësues, e ardhmja e tyre me Ballkanin mishëron gjithashtu sfida kyçe për Kontinentin e Vjetër.

 

Ballkani kanë tmerrësisht nevojë për një perspektivë europiane, në të kundërt ne do të ripërjetojmë të gjitha të këqijat që kemi kaluar gjatë viteve ’90, të përgjakura nga luftërat në rajon, pralajmëroi të premten presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

 

Ekzekutivi europian paraqiti në mes të muajit prill strategjinë për t’u dhënë këtyre shteteve një perspektivë të besueshme për zgjerimin, ndërsa bisedimet e anëtarësimit kanë nisur deri më tani vetëm me Serbinë në vitin 2014 dhe Malin e Zi në vitin 2012, ndërsa Juncker shprehet besimplotë për t’u bërë anëtarë të Unionit deri në 2025.

 

-Rajoy mungon-

 

Brukseli propozon tashmë që Shtetet anëtarë të pranojnë nisjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe ish-republikën jugosllave të Maqedonisë, për të shpërblyer progreset e tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Nga ana tjetër, qëndrimet e Komisionit për Bosnje-Herzegovinën dhe veçanërisht Kosova janë më pak pozitive. BE-ja është e shqetësuar për bllokimet e vazhdueshme te procesit te normalizimit te marrëdhënieve me Serbinë dhe Kosovën.

 

Çështja e Kosovës është veçarësisht e ndërlikuar për 28-shen. Pesë prej tyre (Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania) nuk e njohin shpalljen e pavarësisë prej saj në vitin 2008. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy do të mungojë në samitin e së enjtes për të shfaqur qëndrimin e tij kundër.

 

Në përgjithësi disa shtete, përfshirë Francën nuk duan të pranojnë shumë shpejt anëtarësime të reja në BE të vendeve të Ballkanit.

 

Në projekt konkluzionet e samitit, të konsultuara nga AFP-ja, shtetet anëtare të BE-së shprehin mbështetjen e tyre të qartë për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit, por ata shmangin në mënyrë të kujdesshme përdorimin e fjalëve ”anëtarësim” apo ”zgjerim”.

 

Teksti thekson nevojën për të përmirësuar lidhjet nëpërmjet investimee në infrastrukturën e transportit, shkëmbimet kulturore dhe arsimore, si dhe forcimin e lidhjeve përballë sfidave të përbashkëtave si siguria dhe migracioni.

 

-Rusia agresive-

 

Përfundimet e përgatitura nga 28-ët nuk përmendin as çështjen e ndikimit rus, nëse kjo është një mënyrë e tërthortë e angazhimit për të punuar me shtetet e Ballkanit kundër keqinformimit dhe veprimtarive të tjera hibride.

 

Përballë hezitimit europian, liderët e rajonit paralajmëruan se Rusia, si Kina dhe Turqia do të përfitonin nga një periudhë shumë e gjatë në dhomën e pritjes së BE-së për të ankoruar mës së miri interesat e tyre në rajon.

 

”Prej kohësh, interesat e Perëndimit dhe Rusisë kryeqëzohen këtu, si në periudhën e Luftës së Ftohtë, por Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në rajon në një mënyrë shumë më agresive, sipas Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizimin e Serbisë, një OJQ.

 

Rusia ka rritur praninë e saj mediatike në rajonin e Ballkanit këto vitet e fundit, por influenca e saj nuk është konkretizuar ende në planin politik apo ekonomik.

 

Kandidatët pro-rusë nuk arritën të merrnin pushtetin në Malin e Zi, i cili iu bashkua vitin e fundit NATOS-s pavarësisht kundërshtimit të Moskës, si dhe në Maqedoni ku një nacionalist i mbështetur nga Moska humbi zgjedhjet në favor të një pro-perëndimori, përcjell Atsh.

 

Për sa i përket Serbisë, Rusia gjithmonë është konsideruar si një aleat i rëndësishëm, por niveli i investimeve ruse mbetet simbolik krahasuar me ato të BE-së dhe shteteve të saj anëtare.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com