Shkarkohet kryeministri spanjoll që ironjoi Kosovën në samit

In Bota, Lajme

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy është shkarkuar nga posti pasi mocioni i mosbesimit ndaj tij ka kaluar në parlament. Kryeministri spanjoll ishte i vetmi që nuk mori pjesë në Samitin e Sofjes pas kundërshtimeve që pati në lidhje me pjesmarrjen e Kosovës.

Lideri socialist, Pedro Sanchez, që e ka nisur mocionin, pasi partia e Rajoy u përfshi në një skandal korrupsioni do të bëhet kryeministër.

“Ne do të shkruajmë një faqe të re në historinë e demokracisë në vendin tonë”, ka thënë Sanchez para votimit.

Rajoy kështu u bë kryeministri i parë në historinë moderne të Spanjës që rrëzohet me një mocion mosbesimi.

Sanchez siguroi 180 vota, duke marrë mbështetjen edhe të partive të vogla, përfshirë Partinë Nacionaliste Baske, ndërsa 169 deputetë ishin kundër, me një abstenim.

Rajoy, që drejton Partinë Popullore, ka mbajtur postin e kryeministrit të Spanjës që prej vitit 2011.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com