Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë foshnjore, e fundit në rajon për mbrojtjen e fëmijëve

In Lajme, Rajoni

Në Shqipëri, 5.1 % e fëmijëve të moshës 5-17 vjeç kanë punuar, gjatë viteve 2012-2017. Ndërkohë, në po të njëjtën periudhë 23 % e fëmijëve 0-4 vjeç janë të kequshqyer dhe të uritur, 13.5 % e nën 5 vjeç është norma e vdekshmërisë foshnjore për 1000 lindje, 6.5  % e vajzave të mitura martohen, 21.8 % prej tyre bëjnë një fëmijë dhe 1.4 % është norma vrasjes së fëmijëve nga 0-18 vjeç, për 100 mijë të tillë.

Shqipëria është vendi me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon, 13.5 vdekje për 1 mijë lindje.

Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon për vonesën në rritjen e fëmijëve, 23.1 për qind e fëmijëve 0-5 vjeç.

Këto statistika, të përpunuara nga raporti më i fundit “Save the children’, hulumtim i organizatës me po të njëjtin emër, nxjerr në dritë vështirësitë e të jetuarit dhe të qenit një fëmijë në vendin tonë.

Sipas renditjes globale prej 175 shteteve për 2018, Shqipëria renditet e 77-ta, e fundit në rajon; e parafundit në Europë, ku ndodhet Moldavia.

Konflikti, varfëria dhe diskriminimi po kërcënojnë fëmijërinë në të gjithë botën.

Sipas Raportit të dytë “Fundi i fëmijërisë” të publikuar nga organizata Save the Children, më shumë se gjysma e fëmijëve në mbarë botën, 1.2 miliardë në total, janë nën kërcënim nga këta faktorë.

Ndërsa situata u përmirësua në 95 nga 175 vende në raport, ndër to edhe për Shqipërinë, ndonëse e fundit e rajonit të Ballkanit, rreziku i një fundi të hershëm të fëmijërisë është ende i pranishëm në pjesën më të madhe të botës.

Sipas raportit, Singapori dhe Sllovenia janë vendet më pak të kërcënuara, së bashku me pjesën më të madhe të Evropës Veri-perëndimore. Vendet më të kërcënuara janë të gjitha në Afrikë, me Nigerin që renditet në fund të listës së raportit.

Në Ballkan, E para renditet Bosnja dhe Hercegovina, me kushtet më të mira për fëmijët, në vendin e 39-të të raportit, ndjekur më pas nga Serbia e 46-a, Mali i Zi i 53-ti dhe Maqedonia e 66-ta. (monitor)

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com