Shtetet e BE-së dakordohen rreth deklaratës së Samitit të Sofjes

In Lajme, Rajoni

Në Këshillin e Bashkimit Evropian (BE) është konfirmuar të martën se përfaqësuesit e 28 shteteve anëtare të BE-së kanë rënë dakord për tekstin e deklaratës së përbashkët që do të miratohet në samitin për Ballkanin perëndimor të enjten në Sofje në Bullgarisë.

Një zyrtarë i lartë i BE-së e ka quajtur këtë si një të arritur të madhe pasi Spanja dhe disa shtete të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e kanë pasur të vështirë të pajtohen me tekstin e kësaj deklarate.

Ato nuk kanë dashur që të jetë Kosova pjesë e negociatave për deklaratë të përbashkët dhe në fund është gjetur formula sipas së cilës Liderët e 28 Shteteve Anëtare e miratojnë deklaratën ndërsa “partnerët nga Ballkani perëndimor” pajtohen me të.

Për përmbajtjen e kësaj deklarate deri tash është folur më pak sesa për pyetjet që janë hapur rreth insistimit që të sigurohet që Kosova të mos figurojë kurrsesi si nënshkruese e saj.

Samiti i Sofjes, siç u konfirmua nga një zyrtar i lartë i BE-së, nuk do të jetë për zgjerim, por më shumë për temat si lidhshmëria, bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, ndihma për reformat në drejtësi dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe zhvillimin shoqëror e ekonomik të rajonit.

Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, nuk pritet të marr pjesë në Samitin me vendeve të Ballkanit perëndimor, por burimet në BE kanë thënë se edhe Spanja do të jetë e pranishme ndërsa të gjitha 27 shtetet tjera anëtare do të përfaqësohen nga presidentët apo kryeministrat e tyre.

Pikërisht për shkak të Kosovës edhe në dokumente edhe në komunikime të BE-së, vendet anëtare të BE-së përmenden si “shtete anëtare” ndërsa ata nga rajoni si “partnerë”.

Përkundër kësaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të udhëtojë të mërkurën për në Sofje të Bullgarisë.

Presidenti Thaçi do të jetë pjesë e agjendës së paraparë për Samitin e Sofjes që do t’i bëjë bashkë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

Zyra për informim e Presidencës së Kosovës në një përgjigje për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se presidenti do të marrë pjesë në tërë agjendën e paraparë për këtë samit.

“Presidenti udhëton të mërkurën për në Bullgari. Samiti i Sofjes nis zyrtarisht të enjten dhe presidenti do të jetë pjesë e tërë agjendës së planifikuar me liderët e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale me liderë të ndryshëm”, është thënë në përgjigjen e presidencës.

Pas arritjes në Sofje, presidentit Thaçi do t’i organizohet pritje zyrtare nga presidenti bullgar, Boyko Borisov.

Zyrtarët Evropian e vlerësojnë këtë samit si jashtëzakonisht të rëndësishëm pasi është i pari që nga Samiti i Selanikut i cili ishte zhvilluar para plot 15 vitesh.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com