Shtohen tensionet në Egje, anija e gardës turke përplas Rojen Bregdetare greke

In Bota, Lajme

Mes Greqisë dhe Turqisë vazhdojnë tensionet në detin Egje. Mediat greke dhe ato turke raportojnë për një incident të ndodhur mesnatën e së hënës dhe të martës në Imia, ishull i ndarë në dy territore mes Turqisë dhe Greqisë.

Një anije e Gardës Bregdetare turke përplasi skafin e Rojes Bregdetare greke, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Incidenti raportohet se ndodhi në orën 23:45 sipas orës lokale. Autoritetet greke e kanë konsideruar provokim dhe jo ngjarje aksidentale. Shtypi grek flet edhe për të tjera incidente të shkaktuara nga pala turke.

Sipas tyre, avionë dhe helikopterë të Turqisë kanë shkelur hapësirën ajrore të Greqisë duke kryer stërvitje gjatë gjithë natës. Për rrjedhojë, forca ajrore greke ka qenë në gatishmëri dhe vigjilencë. Turqia dhe Greqia nuk kanë reaguar zyrtarisht për këtë incident.

You may also read!

Barcelona shkatërron Gironan, Suarez dhe Messi dhurojnë shou (Video)

Barcelona ka regjistruar një tjetër fitore, teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Gironën, në ‘Camp Nou’. Skuadra

Read More...

Sheshel: Po të mos akuzohesha nga Haga do të mendoja se s’kam luftuar mjaftueshëm

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, ka kujtuar kohën kur është thirrur nga Tribunali i Hagës. Ai ka

Read More...

Angli, rrihet barbarisht nga 3 persona, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar Jozef Boci

Policia në Angli ka nisur një hetim për vrasje dhe ka bërë tre arrestime pas dhunimit që ju bë 

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com