Si 22 vjet më parë, përse Turqia dhe Greqia janë gati të shkojnë në luftë për dy ishuj shkëmbor (Foto)

In Bota, Lajme

Turqia dhe Greqia janë në një debat të vazhdueshëm në lidhje me sovranitetin territorial të një numri të madh ishujsh në Egje.

Ishujt në pjesën më të madhe të tyre janë shkëmbor dhe nuk banohen, por kanë rendësi pasi në varësi të pozicionit gjeografik të tyre përcaktohen gjithashtu edhe hapësira ajrore si edhe zona ekonomike detare të secilit vend.

I gjithë tensioni është i fokusuar gjatë dy dekadave të fundit mbi dy ishuj shkëmbor, të cilët kanë një hapësirë jo më të madhe se katër hektarë tokë, shkruan Albeu.com.

Historia është rikthyer gjatë ditëve kur Shefi i Shtabit të ushtrisë turke Ulusi Akar tha: Ne jemi të fuqishëm dhe të gatshëm që të luftojmë në dy fronte.

Askush nuk e kuptoi plotësisht fjalën e tij deri sa ishte Presidenti Erdogan që kërcënoi hapur Greqinë.

“Trimëria e këtyre shkon deri sa të shohin anijet tona ushtarake. Duhet të dinë se zona në detin Egje është po aq e rendësishme për ne sa ç’është edhe operacioni ushtarak që po kryejmë tani në Afrin të Sirisë. Anijet tona ushtarake dhe avionët tanë do të bëjnë atë që ia kërkon detyra nëse nevojitet”., tha Erdogan tre ditë më parë.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme mediat pranë qeverisë turke kanë publikuar një sërë artikujsh në mbështetje të një konflikti ushtarak me Greqinë duke e cilësuar këtë kohl të ngjashme me luftën çlirimtare të fillimit të shekullit të shkuar.

“Ka një plan të kryqtarëve kundër Turqisë ashtu si edhe një shekull më parë, është koha që të bashkohemi kundër tyre në çdo front”., shkruan ndër të tjera, Ibrahim Karagyl, kryeredaktori i gazetës pro qeveritare Yeni Safak.

Daullet e luftës bien edhe në rrjetet sociale, siç është Tëitteri ku për momentin hashtagu kryesor është pikërisht ai që ka të bëjë me konfliktin me Greqinë: #Ege’de”.

Çfarë po ndodh?
Bëhet fjalë për ishujt “Imia”, siç i thërrasin grekët apo “kardak”, siç i thërrasin turqit.

Greqia pretendon sovranitetin territorial mbi këto dy ishuj, ndërsa Turqia thotë se janë zonë gri dhe nuk është vendosur ende se cilit shtet i përkasin.

Tensionet e ditëve të sotme, ku një anije turke goditi anijen greke duke i sjellë vendet në një retorikë të fortë lufte rrjedhin nga incidenti i famshëm i vitit 1996. Gjatë këtij viti, po të mos ishte për ndërhyrjen e SHBA-ve, Greqia dhe Turqia mund të ishin në luftë.

Si nisi incidenti
Në 25 dhjetor të vitit 1996, anija turke “Figen” u përplas pa dashje në njërin prej ishujve. Me të mësuar këtë fakt, marina greke i shkoi në ndihmë, por kapiteni i anijes refuzoi ndihmën e tyre duke thënë se ishte në ujërat territoriale turke. Grekët pranuan t’a shoqëronin atë në portin turk më të afërt duke i plotësuar edhe procesverbalin e ngjarjes sëbashku me koston financiare e asistencës së dhënë prej tyre, shkruan Albeu.com.

Ngjarja u mbajt larg syrit të publikut deri në 20 janar të vitit 1997, kur u publikua në revistën greke “Gramma”.

Historia e publikuar rriti mjaft tensionet mes dy vendeve me akuza dhe kërcënime nga të dyja palët.

Dy ditë më vonë, disa banorë të ishullit më të afërt të banuar grek, Kalimnos shkuan në ishujt e kontestuar me një tufe me dele duke ngulur flamurin grek.

Fill pas kësaj, gazetarët e gazetës turke “Hurriyet” u ulën me helikopter në të njëtin ishull duke hequr flamurin grek dhe në vend të tij vendosën flamurin turk. E gjithë ngjarja u transmetua live në televizonet turke.

Në prag të luftës
24 orë më pas, komandot greket zbritën në ishullin lindur në krahun e Turqisë duke hequr flamurin turk dhe duke vendosur sërish flamurin grek.

Mëngjesin e asaj dite, kryeministrja turke Tansu Çiller do të bënte deklaratën e fortë: Ai flamur do të ulet dhe ushtarët duhet të ikin!

Një natë më pas, komandot turke zbritën në ishullin tjetër, atë perëndimor në krahun e Greqisë duke vendosur flamurin turk.

Atë mëngjes, një helikopter i marinës greke u ngrit për të patrulluar në zonë, por për arsye ende të paqarta u përplas në ishullin ku ndodheshin komandot turke. Grekët akuzuan turqit për këtë, por ushtria turke mohoi të kishte qëlluar helikopterin. Nga incidenti vdiqën katër pjestar të forcave të marinës greke.

Vendet ishin të në prag të luftës, por ndërhyrja e amerikanëve bëri që komandot respektive të tërhiqeshin nga ishujt duke e lënë situatën ende të paqartë edhe sot.

Ishujt
Gazetaret turq, ngriten flamurin turk ne 27 janar
Banoret grek te ishullit Kalimnos qe shkuan ne Imia duke ngritur flamurin grek ne 25 janar 1997

You may also read!

Barcelona shkatërron Gironan, Suarez dhe Messi dhurojnë shou (Video)

Barcelona ka regjistruar një tjetër fitore, teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Gironën, në ‘Camp Nou’. Skuadra

Read More...

Sheshel: Po të mos akuzohesha nga Haga do të mendoja se s’kam luftuar mjaftueshëm

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, ka kujtuar kohën kur është thirrur nga Tribunali i Hagës. Ai ka

Read More...

Angli, rrihet barbarisht nga 3 persona, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar Jozef Boci

Policia në Angli ka nisur një hetim për vrasje dhe ka bërë tre arrestime pas dhunimit që ju bë 

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com