Si fillon biseda te ne ?!

In op/ed

Idriz M.Ismajli

Më ka rastis që te vizitoj vende te ndryshme. Jam përpjek që të marrë diç të mirë nga çdo vend ku kam qenë. Qe me pastaj të sjell si përvojë të mirë ne vendin tim. Ne tren apo ne tramvaj qoftë ne Suedi, Angli apo Gjermani, pothuajse, secili qe ulet, ka ndonjëlibër, apo revistë me veti dhe diç lexojnë, sidomos te moshuarit. Kurse me te rinjtë  kryesisht nxënës dhe studentë me kufje në vesh, me siguri përsërisinndonjë pjesë ligjërate nga studimet që bëjnë.

Kurse tek ne…. ja si fillon biseda:

Si ishim tue nejtë!…

Ne një kafene te qytetit tim e qe ne kemi bollëk. Vjen  një shok i imi i studimeve dhe po mëshoqëron.Menjëherë  po fillonbisedën:Si ishim tue nejtë,  ne sallën e arsimtarëvetue pi çaj….kur po hyn drejtori.Po e shikonorën dhe po e sheh se pushimi veç kish mbaruar. Po na bën me shenjë qe te ngrihemi. Ne shikojmë njeri tjetrin ne sy. Marrim ditarët që të shkojmë ne klasë.  Nxënësit i gjejmë ne korridor tue nejtë. Dy apo tre nxënës mund ti gjejmë ulur mbrenda në klasë,  duke shfletuar diçka.

Po, po,  po i them mikut tim. Dhe po tregoj ndodhin e ….një Kryetari te një komune provinciale te vendit tonë dhe ja rrëfimi: Po i shkon njëbashkëvendës i ti në vizitë. I moshuar. Kryetari si e do rendi edhepse me shumë obligime e sidomos pas gjithë atij shkatërrimitë pas luftës  vendos që ta  pret ne zyre. I lenë të gjitha punët që i kishte me agjendën e tij. Mendon me siguri ka ndonjë hall, ndoshta për ti zgjedhur ndonjë nga shumë hallet që mund të ketë. I ofron një kafe…por bashkëvendasi i tij për asnjë moment nuk i qan, hallin e vet. Pastaj i ofron edhe njëlëng por kot, prapë bashkëvendësi i tij, nuk ka asnjë hall për ti qarë kryetarit.  Dikur Kryetarit po i shkon gati një orë me te  dhe në fund poi drejtohet: Po çka mund te ndihmoj?… Jo valla kryetar asgjë veç te drejtën me ta thënë erdhën do bija me fëmijëkallaballëke dimën e zhurmë dhe thash hajt se po shkoj po rri pak te Kryetari!.

Dhe si ishimduke biseduar  bie zilja e celularit tim, gruaja me porosit te marr ca gjërapërshtëpi. Ngrihem nga aty. Dal. Afër çesmës se xhamisë i shoh canxënës.Ishin zbath. Ngrinin nga te ftohtit.Çantat i kishin lënë te parmaku i xhamisë  e disa me nga një fletore qe kishin futur ne xhepin e pasëm te pantallonave. Pritshin me radhë tek çesmja. Altoparlanti thërriste  ezanin, për namazin e radhës. Thash me vete se këta me siguri  kanë ardhur nga shkolla që të luten! Ndoshta për një jetë më të mirë!

Vazhdoi rrugën tutje me hapa kuturu gjer te marketi i parë dhe me sillet ndërmend se si fillon biseda tek ne, me ate:

Si isha tue nejtë!…dhe  më pastaj secili vazhdon…me rrëfimin e tij!…

 

 

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

One commentOn Si fillon biseda te ne ?!

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com