“S’ka demokraci në Vetëvendosje, përderisa ka vetëm një kandidat”

In Kosova, Lajme

Tanimë ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidatëve për zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në këto zgjedhje kandidat i vetëm do të jetë Albin Kurti, i cili ka udhëhequr me VV-në edhe për dy mandate të kaluara, shkruan Indeksonline.

Por të pasurit vetëm një kandidat, sipas analistëve politik nuk tregon demokraci.

Azem Vllasi, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se edhe Vetëvendosje po e vërteton “rregullin” se themeluesi i partisë duhet të jetë gjithmonë në krye të atij subjekti.

“Në një parti ku  gjatë zgjedhjeve nuk ka më shumë se një kandidat, aty nuk ka aspak demokraci. Kur e pat lshu vendin Kurti e erdhi në krye Visar Ymeri dukej se  Kurti është i prirur për të pru një demokraci në Vetëvendosje, por  me faktin se po don me u kthy në të njëjtin vend, po e vërteton atë në Kosovë është bërë si rregull, që secili themelues i një partie  duhet të jetë gjithmonë në krye të saj”, tha Vllasi.

Sipas tij, VV po ndahet në dysh dhe Kurti do të jetë kryetar vetëm i gjysmës së tyre.

“Vetëvendosja është duke kaluar nëpër disa procese problematike të brendshme ashtu që s’di sa është mirë që në këtë moment të ketë zgjedhje me vetëm një kandidat. Kjo tregon se Vetëvendosje më nuk është ashiqare  ajo që ka qenë deri më tash. Ajo po ndahet në dysh dhe Albin Kurti do të zgjidhet kryetar i gjysmës së saj. Vetëvendosje nuk ka vdekur por definitivisht po ndodhin disa procese të brendshme të cilat mo nuk lënë asnjë shancë që të kthehet ajo që ka qenë deri tash”, shtoi Vllasi.

Edhe analisti Belul Beqaj ndanë të njëjtin mendim. Sipas tij, as kjo parti nuk dallon nga partitë tjera lideriste.

Ai madje thotë se ka besuar se Kurti në këtë gjendje në të cilën janë tani, do e kalonte duke insistuar në kundër kandidatë.

“Kandidatura pa kundër kandidat është dëshmi se edhe kjo parti nuk dallon shumë sa i përket natyrës së partive lideriste. VV është dashur të kapërcej edhe këtë sëmundje për të shërbyer si shembull i respektimit të konkurrencës së mirëfilltë ngase asnjë parti nuk është serioze,sipas mendimit tim, nëse brenda saj  nuk ka së paku edhe një kundër kandidatë”, u shpreh Beqaj.

Por, Beqaj thekson se Vetëvendosja pas kësaj “sëmundje” do të mbetet faktor shumë i rëndësishëm në jetën politike në vend.

“Vetëvendosja do të transformohet,do të shërohet nga sëmundjet e fëmijërisë …dhe do të mbetet  faktor shumë i rëndësishëm e jetës politike në Kosovë”, ka përfunduar Beqaj.

Zgjedhjet e brendshme të Vetëvendosjes do të mbahen me 21 janar, ndërkaq shumë anëtarë të saj kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e deritashme.

You may also read!

Pamje të rralla, Oliver Ivanoviq ia puth dorën vajzës së Bajram Rexhepit (Video)

Në këto pamje të rralla, arkiv e agjencionit të lajmeve Associated Press, të publikuara më 2015-ën, shihet se si

Read More...

Policia e Kosovës zbulon pronarin e veturës që vrau Ivanoviqin

Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë së Kosovës, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë

Read More...

Vllasi: Oliveri është vrarë nga serbët, por Beogradi do t’ua veshë shqiptarëve

Disa goditje me revole zhurmëmbytëse ishin fatale për Oliver Ivanoviq, liderin e SDP-së, që u vra në mëngjesin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com