Stoke City i Shaqirit barazon, afër rënies nga Premier Liga

In Futboll, Sport

Skuadra e Xherdan Shaqirit, Stoke City ka barazuar në Londër kundër West Ham

Stoke City ka bërë edhe një hap falls për mbetje në Premier Ligë pasi që ka barazuar me rezultat 1-1 me skuadrën londineze, West Ham.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat 0-0, me West Ham që kishte mundësi më të mira për shënim.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për skuadrën e Shaqirit, e cila gjë ju shpërblye pasi që shënuan në minutën e 78’të të takimit me anë të Peter Crouch.

Madje, goli i Peterit erdhi pas një goditje të fuqishme të Shaqirit, i cili sot ishte prej më të mirëve në fushë.

Goditjen e Shaqirit nuk arriti ta pret si duhet Joe Hart dhe aty ishte këmbëgjati Crouch që e shndërroi në gol topin e kthyer.

Me këtë barazim, Stoke City  ka vetëm 28 pikë, 5 më pak se Swansea në vendin 17, ku Stoke e Xherdan Shaqirit ka një ndeshje me tepër të zhvilluar.

Rezultatin e barazoi Andy Caroll në minutën e 90 të takimit.

Me këtë barazim West Ham mbete më 35 pikë pas 33 ndeshjeve në Premier Ligë. Në fundjavë, West Ham takohet me Arsenal në Emirates, kurse Stoke me Burnley në stadiumin e tyre.

 

You may also read!

Sërish sulme në Siri (Foto)

Forcat ajrore irakiane kanë kryer sulme kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri, ka thënë zyra e kryeministrit Haider

Read More...

Hudhrat e Njoma Si Mrekulli Pranverore – Vlerat Për Shëndetin

Hudhrat e njoma paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Nga marsi në maj, kjo është periudha e tyre. E ndërsa shumë

Read More...

Një pilote seksi si Angelina Jolie

Angelina Jolie është pjesë e dokumentarit “Mbretëresha e planetit të gjelbër” dhe është filmuar duke pilotuar një aeroplan. Ylli

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com