Thaçi, Haradinaj e Pacolli në Samitin e Sofjes

In Kosova, Lajme

Delegacioni kosovar, i cili do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes më 17 maj, do të udhëhiqet nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi
Pjesë e këtij delegacioni, pos kreut të shtetit, do të jetë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

Kështu kanë bërë të ditur për “Zërin” zyrtarë nga Presidenca, të cilët janë shprehur të bindur se Kosova do të jetë e barabartë me të gjitha shtetet pjesëmarrëse në këtë samit, ku pritet të takohen zyrtarët e Bashkimit Evropian me ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka përjashtuar mundësinë që shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të paraqesin ndonjë problem.

“Ka pasur disa rezerva në fillim, por si Kosovë i jemi shumë mirënjohës Bullgarisë së pari si organizatore, si nikoqire e pastaj shteteve të tjera që e kanë njohur Kosovën, që kanë insistuar në atë që samiti ka kuptim vetëm nëse mbahet me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar ai.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com