Thaçi mbështet sulmin e aleatëve: Kërkon të marrë fund regjimi i Assadit

In Kosova, Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbështetur sulmin ajror të aleatëve që u zhvillua mëngjesin e së shtunës në Siri. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca nisën sot raketat ndaj caqeve në Siri ku prodhoheshin armët kimike.

Thaçi ka thënë se “Republika e Kosovës mbështet fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të sulmuar caqet ushtarake dhe për të dobësuar aftësinë e regjimit të Asadit për të kryer sërish sulme kimike ndaj popullatës civile”.

Presidenti ka thënë se sulmet kimike kundër popullatës civile janë veprime çnjerëzore, të cilat duhet të marrin fund.

“Ne jemi të bindur se vlerat perëndimore dhe civilizuese do të ngadhnjejnë përballë çdo regjimi. Kosova fuqishëm mbështet përpjekjet e shteteve perëndimore për t’i dhënë fund regjimit të Asadit dhe luftës në Siri”, ka shkruar presidenti.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com