Ambasadori amerikan: Mund të ketë marrëveshje finale nëse ka guxim

In Lajme, Rajoni

Ambasadori amerikan në Beograd Kajl Skot ka deklaruar për Radio Televizionin e Kosovës se këtë vit do të mund të vihej deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, nëse pala kosovare dhe ajo serbe kanë guxim dhe liderizëm.

“Festivali ‘Mirëdita, dobar dan’ është ngjarje në të cilë paraqiten kultura të ndryshme dhe kjo nuk duhet të politizohet”, vlerëson ambasadori amerikan në Serbi.

Ai mbrëmë ka marrë pjesë në koncertin e ansamblit të Kosovës “Zanat”, i cili interpretoi muzikë të vjetër shqiptare në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

Skot tha se porositë kryesore të këtij festivali janë harmonia, pajtimi dhe pranimi i kulturave të njëri-tjetrit.

I pyetur se a po hyhet vërtetë në fazën e fundit të bisedimeve për normalizimin e raporteve mes Kosvës dhe Serbisë, ambasadori amerikan theksoi se kjo do të varet nga sjellja dhe guximi i të dyja shteteve.

“Mendoj se e kemi mundësinë e shkëlqyer këtë vit që të shkohet drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse ekziston liderizmi shtetëror në qeveritë e të dyja shteteve. Duhet guxim dhe liderizëm”, ka thënë Skot.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com