Tjetër goditje nga Serbia për sportin e Kosovës, kësaj radhe në boks

In Sport, Sporte Tjera

Federata e Boksit Profesionist të Kosovës nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së që do të mbahet nesër në Beograd.

Kjo për shkak të kushteve që Serbia i ka vënë shtetit të Kosovës, përkatësisht kësaj Federate, e cila është anëtare me të drejta të plota.

Federata serbe përmes një emaili i ka konfirmuar Federatës së Kosovës se, “do të lejohet të marrë pjesë në këtë Asamble vetëm si SAP Kosovo* (Provinca Autonome Socialiste e Kosovës)”, kusht ky që është i papranueshëm për Federatën e Boksit Profesionist të Kosovës.

Në agjendën e EBU-së pjesë e shteteve pjesëmarrëse në këtë Asamble, që do të mbahet më 2 qershor, figuron edhe Kosova.

Në arsyetimin e sekretarit gjeneral të Federatës serbe, Luka Popoviq drejtuar kryetarit të Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës, Nexhmedin Zeka thuhet se, “për shkak të ngjarjeve jo të mira në Kosovë jemi informuar se na lejohet të përdoret vetëm emri SAP Kosovo* me fusnotë. Emri vetëm Kosovë nuk është e mundur të përdoret. E dini se shteti i Serbisë nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, prandaj nuk është në fuqinë time të marrë vendime”.

Ky kusht për Federatën e Kosovës është i papranueshëm, dhe për këtë ka marrë vendim që të mos jetë pjesë e kësaj ngjarje.

Zeka për Koha.net ka deklaruar se ky veprim i shtetit fqinj do të ndikojë, nëse jo me suspendim së paku me humbje të autoritetit.

“Ende po e vendosin interesin politik para sportit. Besoj se kjo do t’iu kushtojë, nëse jo me suspendim sigurt me humbje të ndikimit dhe autoritetit”, ka thënë Zeka.

Zeka gjithashtu ka informuar autoritetet evropiane të boksit për këto kushte të Serbisë.

“Fatkeqësisht nuk mund të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së për shkak se jemi të shqetësuar që nuk na lejohet nga nikoqirët (Federata e Serbisë) që të përfaqësohemi si Federata e Kosovës. Ne si Federatë e shtetit të Kosovës jemi të pranuar si anëtar të EBU-së, dhe mendoj se duhet të prezantohemi në çdo Asamble të Përgjithshme të saj si Kosovë pa marrë parasysh se ku ajo mbahet”, ka shkruar Zeka në letrën dërguar EBU-së.

 

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com