Turqia goditi anijen greke, Athina: Do mbrojmë sovranitetin. “Kërcënon” Erdogan (Foto)

In Bota, Lajme

Incidenti i ndodhur në orët e para të së martës, ku një anije bregdetare turke sulmoi një anije greke të patrullimit pranë ishujve të Egjeut ka përshkallëzuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë.

“Qeveria greke ka thënë në mënyrë të përsëritur se do të mbrojë me vendosmëri të drejtat sovrane të vendit”, tha zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzanakopoulos. Ndërkaq, nuk ka raportime për njerëz të lënduar në të bordet e anijeve.

“Greek Reporter” bën me dije se “Anija greke Gavdos pësoi dëmtime serioze dhe po kryen riparime”. Burime nga autoritetet greke të mbrojtjes thanë se anija Gavdos ishte stacionuar pranë brigjeve të Imisë, kur u godit nga anija turke.

Një burim qeveritar grek foli për gazetën “Proto Thema” duke pretenduar se incidenti ishte përpjekje e llogaritur nga turqit që të fundosnin anijen greke. “Nuk ishte një ngacmim i thjeshtë”, theksoi ai. Në një intervistë për stacionin radiofonik “Alpha 989”, Tzanakopoulos tha se “Athina ka vënë re së fundmi një përshkallëzim të provokimeve turke që përbëjnë një shqetësim të rëndë për ne”.

Ndërkohë, xhiron e mediave greke po bën prej mëngjesit të së martës deklarata e ish-ministrit të Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos se “turk i mirë është vetëm turku i vdekur”. “E besoj këtë gjë – ka shtuar Pangalos gjatë një interviste për marrëdheniet greko-turke – sepse nuk kam njohur në jetën time asnjë turk të mirë. Iu mungojnë konceptet elementare dhe koncepti i së drejtës”- ka thënë ai.

 

Reagimi i Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan lëshoi një paralajmërim të fortë për Greqinë fqinje, Qipron dhe kompanitë ndërkombëtare që po kërkojnë gaz në Mesdheun Lindor, që të mos kalojnë linjën e kuqe duke shkelur të drejtat e Turqisë.

Paralajmërimi i fortë i Erdoganit u bë gjatë një fjalimi që ai mbajti para ligjvënësve të partisë së tij. “Ne rekomandojmë që kompanitë e huaja të mos kthehen në instrumente që tejkalojnë kufijtë dhe forcën e tyre. Shfaqja e tyre e forcës zgjat deri në momentin që ata do të shohin anijet tona dhe aeroplanët tanë”, theksoi Erdogan në fjalimin e mbajtur.

You may also read!

Humbet Atletico Madrid, Barcelona një fitore larg titullit

Atletico Madrid ka humbur sot në Real Sociadad duke ja rregulluar Barcelonës rrugën që ata qysh në ndeshjen e

Read More...

Tahiri: Vetëvendosje angazhohet për rrënimin e shtetit

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka hedhur akuza të forta në drejtim të lëvizjes Vetëvendosje. Në televizionin publik, Tahiri

Read More...

Vjen reagimi i parë nga BE, pas sharjeve dhe përdhosjes së flamurit kroat nga Shesheli

Komisioni Evropian kritikoi të enjten një incident në Serbi, në të cilin ligjvënësi ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, ka përdhosur

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com