Tusk-anëtarëve të KE: Ballkani Perëndimor nuk është lojë gjeopolitike shahu

In Lajme, Rajoni

Në një letër dërguar anëtarëve të Këshillit Europian para samitit të rëndësishëm të Sofjes, presidenti Donald Tusk thotë se pas vizitës së fundit në Ballkanin Perëndimor, BE është partneri i vetëm që kujdeset vërtetë për stabilitetin e të gjithë rajonit.

Madje ai thotë ndryshe nga sa trajtohet si një lojë gjeopolitike shahu, ku njerëzit janë gurët.

“Në ditët e ardhshme, ne do të takohemi me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, për herë të parë të gjithë bashkë pas 15 vitesh. Pas udhëtimit tim të fundit në rajon, jam i bindur që BE është partneri i vetëm që kujdeset vërtetë për stabilitetin e të gjithë rajonit, dhe për një të ardhme të begatë për popujt e saj, në krahasim me trajtimin e kësaj çështje si një lojë gjeopolitike shahu, ku njerëzit janë gurët. Perspektiva europiane për Ballkanin Perëndimor mbetet një angazhim i vendosur nga të dyja palët. Por pavarësisht nga deklaratat politike për të ardhmen, ne duhet të tregojmë se kujdesemi për zhvillimin ekonominë të Ballkanit Perëndimor këtu dhe tani. Investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor është në interesin më të mirë të BE. Dhe objektivi i samitit tonë është ta sigurojmë këtë”, thuhet në letrën e Tusk.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com