U kap me kokainë, policia jep detajet e arrestimit të këngëtarit shqiptar

In Jetë/Stil

Mbrëmjen e djeshme, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi” është shoqëruar në polici.

Nga raportimet e para mësohet se ai është i shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Kjo për shkak se në lokalin ku u gjendej mbrëmë këngëtari është gjetur drogë, kokainë.

 

Njoftim i plotë

Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal bastesh sportive janë arrestuar në kushtet e flagrancës 2 shtetas dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Më date 13.04.2018 nga ana e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në kushtet e flagrancës i shtetasve:

 

 – Arkimed Lushaj, 30 vjeç, banues në Tiranë

– Kujtim Pershpalaj, 34 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit :

– A. V., 30 vjeç, banues në Tiranë

– J. B., 28 vjeç , banues në Njesinë Administrative Laç

– L. P., 31 vjeç, banues në Tiranë

Procedimi ndaj shtetasve të lartpërmendur është kryer pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të forcës së posaçme “Shqiponja”, në një lokal bastesh sportive në rrugën “Ali Pashë Gucia” janë kapur në kushtet e flagrancës shtetasit e mësipërm duke konsumuar lëndë narkotike brenda në lokal.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese amballazhi brenda të cilës kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar e llojit kokainë, një pjatë porcelain ku sipër saj kishte një sasi pluhuri me ngjyrë bardhë dhe dy karta karburanti.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “ Prodhim dhe shitje e lendëve narkotike në formën e mbajtjes” “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallzim krimi”, te parashikuara nga nenet 283/1, 285/a dhe 300 te Kodit Penal për shtetasit e mësipërm.

You may also read!

Sërish sulme në Siri (Foto)

Forcat ajrore irakiane kanë kryer sulme kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri, ka thënë zyra e kryeministrit Haider

Read More...

Hudhrat e Njoma Si Mrekulli Pranverore – Vlerat Për Shëndetin

Hudhrat e njoma paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Nga marsi në maj, kjo është periudha e tyre. E ndërsa shumë

Read More...

Një pilote seksi si Angelina Jolie

Angelina Jolie është pjesë e dokumentarit “Mbretëresha e planetit të gjelbër” dhe është filmuar duke pilotuar një aeroplan. Ylli

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com