U shpall “Lojtari i Vitit” në Premier League, Salah: U riktheva për t’u hakmarrë!

In Futboll, Sport

Mohamed Salah u vlerësua sot me çmimin e “Lojtarit më të mirë të sezonit në Premier League”. Në një intervistë për “Sky Sport”, egjiptiani rrëfeu se vendosi të rikthehej në këtë kampionat për të treguar aftësitë e tij dhe t’u vërtetonte atyre që e kishin kritikuar herën e parë se gabojnë.

“Gjithnjë kam synuar që të luaj këtu dhe të jap më të mirën time. Realizova dy sezone të mira në Romë, por doja të rikthehesha në Premier League dhe t’u tregoj njerëzve se çfarë jam në gjendje të bëj. T’u thoja atyre që thonin se nuk isha i aftë të luajë se jam një lojtar i mirë. Jam i lumtur dhe krenar. Për mua është nder të marr këto çmime dhe shpresoj të mos jenë të fundit. Klop më ndihmoi shumë, sidomos jashtë fushe, ndaj e falënderoj shumë”, u shpreh Mohamed Salah.

25-vjeçari nga Egjipti, këtë sezon ka realizuar 42 gola në 48 takime me Liverpulin.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com