Ushtria, përmes ndryshimeve kushtetuese

In Kosova, Lajme

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është plotësisht e gatshme që të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste dhënë “Zërit” ministri i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, i cili ka thënë se transformimi duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese.

E meqë për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese nevojiten edhe 2/3 e votave të komuniteteve joshumicë (duke përfshirë edhe Listën Serbe e cila po vazhdon ta kundërshtojë bërjen e ushtrisë), numri një i MFSK-së ka thënë se konsensusi politik, veçmas me Listën Serbe, mbetet sfidë më vete.

Gjatë intervistës Berisha ka bërë të ditur se MFSK-ja shumë shpejt do ta dërgojë në Qeveri Projektligjin për Ushtrinë, më së largu deri në fund të muajit prill.

9 vjet pas themelimit FSK-ja është e gatshme t’i marrë detyra e reja. Duke folur rreth faktit që Kosova tashmë po i bën 10 vjet shtet, megjithatë ende nuk e ka ushtrinë e saj, ministri Rrustem Berisha ka vlerësuar se FSK-ja është avancuar mjaft shumë përgjatë kësaj periudhe kohore..

You may also read!

Kushtojuni vëmendje këtyre pasojave të tiroideve

Hormonet tiroidale duhen mbajtur nën kontroll gjatë gjithë jetës, sepse mund të ndikojnë negativisht te shumë sisteme në trup

Read More...

Horoskopi ditor, e Premtë 20 Prill 2018

Dashi Sot çiftet më të rrezikuara janë ata që kanë pasur diskutime në të kaluarën. Edhe ata që janë

Read More...

Raportet Rusi-SHBA: Ministria e Jashtme ruse bën paralajmërimin …

Lidhjet e drejtpërdrejta të fluturimit midis Rusisë dhe SHBA-së mund të ndërpriten plotësisht, për shkak të politikës së vazhdueshme

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com