Veriu i Kosovës, pengesë për integrimin e Prishtinës dhe Beogradit në BE

In op/ed

Mimoza Kelmendi

Arrestimi i Marko Gjuriq në Mitrovicën veriore, kërcënimet e Vuçiqit apo deklaratat e Putini, tërheqja e Listës serbe nga qeveria e Prishtinës, kërkesa e serbëve për formimin e Zajednicës……

Të gjitha këto zhvillime të ditëve të fundit në Kosovë treguan edhe një herë se qeveria e Beogradit është e ndarë sa i përket çështjes së Kosovës. Prandaj ajo nuk ia del të kontrollojë serbët radikalë në Kosovë. Mitrovica është komuna ku dëbimi shqiptarëve ka vazhduar edhe pas luftës nga strukturat paralele kriminale të Serbisë.

Ndaj zonat veriore përbëjnë një problem të madh për shtetin e ri dhjetëvjeçar kosovar. Nga njëra anë ato janë shembull i mungesës reale të pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe nga ana tjetër janë “prova” që duhet të kalojë Prishtina zyrtare në aspektin e vendosjes nën autoritetin qeverisës dhe të zbatimit të ligjit në vend.

Plani i Marti Aahtisarit i jep minoritetit serb shanse të mëdha atje ku ata janë shumicë. Kjo vlen edhe për veriun e Kosovës. Kjo do të thotë se edhe në atë pjesë duhet të sundojnë rendi dhe ligji, gjë që nuk është në interesin e strukturave kriminele. Që nga shpallja e pavarësisë tezat për ndarjen e Kosovës kanë nisur nga shkëputja e këtyre zonave nga trungu kosovar.

Këto teza nuk kanë pasur vetëm prejardhje nga përtej kufirit por edhe nga brenda institucioneve kosovare. Do të ishte folësi i Kuvendit të Kosovës që do të propozonte në shtatorin e vitit 2010 një shkëmbim territoresh me Serbinë, duke i dhënë veriun e Kosovës e duke marrë krahinat shqiptare të Preshevës e Bujanocit në Juglindje të Serbisë. Por qëndrimi zyrtar i Kosovës ka qenë kundër këtyre propozimeve. Aktualisht as Uashingtoni dhe as BE-ja nuk kanë qenë kurrë për ndarjen e Kosovës.

Mendimet në Beograd, për ta shkëputur pjesën e banuar me një shumicë serbe në veri të Kosovës dhe për t’ia bashkuar atë Serbisë, është kundërshtuar edhe nga kancelarja Merkel. “Ëndrra të kohëve të shkuara nuk e çojnë përpara vendin”, pati deklaruar ajo.

Në fakt, një zgjidhje e çështjes së Kosovës përmes zhvendosjeve të reja të kufijve as që duhet çuar nëpërmend, sepse korrigjimet e reja të kufijve në Ballkan mund të shkaktojnë efektin domino, që mund të prekë drejtpërdrejtë vendet fqinjë si Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia, për shkak të problemeve që kanë ato me minoritetet. Gjithashtu Kosova është njohur tashmë në kufijtë e saj nga më shumë se 110 vende.

Trazirat qofshin këto politike, etnike apo sociale krijojnë amulli edhe në Bruksel.

Këtyre i shtohen edhe situata ekonomike në vend, varfëria, korrupsioni, kriminaliteti i organizuar.

Prandaj si Brukseli ashtu dhe Prishtina, duhet të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë. Njeriu duhet të shikojë që në Prishtinë është vendosur një shtet i të drejtave dhe që nuk ka korrupsion dhe në Bruksel të shihet që sa më shpejt të bëhet liberalizimi i vizave.

Ka ardhur koha që BE-ja t’i dalë ballë këtij problemi dhe të detyrojë Beogradin të luajë një rol konstruktiv në konfliktin me Veriun e Kosovës. Sepse, Beogradi arriti ta marrë statusin e kandidatit për BE, por pa rregullimin politik përfundimtar të statusit të veriut të Kosovës, as Serbia nuk do ta arrijë synimin e saj të anëtarësimit. Ajo nuk mund t’i ketë të dyja, BE-në dhe Kosovën.

You may also read!

Sërish sulme në Siri (Foto)

Forcat ajrore irakiane kanë kryer sulme kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri, ka thënë zyra e kryeministrit Haider

Read More...

Hudhrat e Njoma Si Mrekulli Pranverore – Vlerat Për Shëndetin

Hudhrat e njoma paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Nga marsi në maj, kjo është periudha e tyre. E ndërsa shumë

Read More...

Një pilote seksi si Angelina Jolie

Angelina Jolie është pjesë e dokumentarit “Mbretëresha e planetit të gjelbër” dhe është filmuar duke pilotuar një aeroplan. Ylli

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com