Veseli: Edhe unë jam për hetim të listave të veteranëve – t’ia nisim nga kreu e t’i shkojmë deri në fund

In Kosova, Lajme

“T’ia nisim nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, e ta shohim a i kemi familjarët tanë në këto lista. E pastaj të shkohet tek ata që e kanë sha’ UÇK-në, se lëre më që nuk kanë qenë në luftë. Unë e jap nënshkrimin i pari për formimin e këtij komisioni”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se do ta përkrahte një komision për të hetuar pretendimet se janë fryrë listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë duke komentuar debatin parlamentar lidhur me një pikë të një rezolute të Lëvizjes Vetëvendosje, ku kërkohet formimi i një komisioni për këtë çështje.

Por ai ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet si e ndarë dhe të kursehen goditjet ndaj luftëtarëve të UÇK-së, por edhe t’i shkohet deri në fund qartësimit të saj.

“Nuk është mirë që të manipulohet më këtë çështje. Sepse pastaj po goditen luftëtarët e ata që kanë manipuluar po mbeten anash”.

“T’ia nisim nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, e ta shohim a i kemi familjarët tanë në këto lista. E pastaj të shkohet tek ata që e kanë sha’ UÇK-në, se lëre më që nuk kanë qenë në luftë. Unë e jap nënshkrimin i pari për formimin e këtij komisioni”.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com