Veseli: Kosova s’ka kohë për të humbur në rrugëtimin euroatlantik

In Kosova, Lajme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të Këshillit Prokurorial dhe ministrin e Drejtësisë në Kosovë, ndërsa në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësues të Ambasadës së ShBA-ve.

Në këtë takim është folur për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, si në aspektin e brendshëm, veçanërisht në sektorin e drejtësisë, ashtu edhe procesin e integrimit euroatlantik.

Kreu i Kuvendit, Veseli, ka thënë se prioritet nacional i Kosovës është integrimi euroatlantik, dhe sipas tij, vendi po bën përpjekje për ta arritur sa më parë liberalizimin e vizave.

“Përveç demarkacionit, që është një kusht kryesor për të siguruar lëvizjen e lirë dhe për të cilin pres një konsensus të gjerë, edhe sundimi i ligjit është një çështje e rëndësishme që tashmë është plotësuar si kriter, por që duhet të vazhdojë, sepse e forcon shtetin e Kosovës”, ka theksuar Veseli.

Kreu i legjislativit e ka konsideruar inkurajues faktin që ka një dinamikë të shtuar për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për çka ai përgëzoi Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Veseli ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë mbështetjen financiare dhe kadrovike për gjykatat dhe prokuroritë tona, ndërsa ka falënderuar edhe Bashkimin Evropian dhe ShBA-të për mbështetjen e vazhdueshme në këtë drejtim.

“Lufta kundër korrupsionit nuk duhet të jetë përpjekje vetëm për të plotësuar një kriter ndërkombëtar, por një detyrim ndaj vendit dhe qytetarëve. Kuvendi i Kosovës ka trajtuar me prioritet të lartë çdo nisme ligjore që lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo qasje do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Veseli, duke shtuar se Kuvendi do të japë maksimumin që çdo projektligj i fushës së sundimit të ligjit, që vjen në Kuvend, të trajtohet me interes të shtuar.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.​

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com