Vetura godet turmën në Gjermani, raportohet për tre të vdekur e disa të lënduar

In Bota, Lajme

Nga sulmi me veturë në qytetin Muenster raportohet se të paktën 3 persona kanë vdekur dhe mbi 30 janë plagosur.

Mediat gjermane shkruajnë se policia është aktualisht e përfshirë në një operacion masiv. Sipas Spiegel, një automjet u përplas mbi këmbësorët, siç konfirmohet edhe nga policia, që po e konsideron këtë rast si një sulm. Revista gjermane “Online” informon gjithashtu se agresori ka qëlluar edhe veten.

“Situata mbetet konfuze për momentin”, shkruan policia në rrjetin social “Twitter”. Por numri i të prekurve varion sipas mediave lokale, ndërsa zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve  e çon deri në 50 persona bilancin e tyre.

Sipas raportimeve të fundit, pjesë të tëra të qendrës së qytetit janë mbyllur, ndërsa helikopterë emergjencash janë dërguar në zonë, që po bëjnë të mundur dërgimin e të plagosurve në spitale.

Hetuesit e mbërritur në vendngjarje nuk e përjashtojnë mundësinë e ndonjë eksplozivi në zonë, për të cilin po kryejnë kërkime. Policia u bëri thirrje banorëve në zonën e ngjarjes të shmangin lëvizjet.

You may also read!

Shpërthen Klopp: Ramos, je kanceri i futbollit! (Foto)

“I dashur Ramos, ndoshta për tifozët e skuadrës tënde mund të jesh hero, por për ata që e duan

Read More...

Rusët nuk i japin vizë se është shqiptare? Era Istrefi rrezikon performancën për hapjen e Botërorit

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi do të jetë zëri i këtij Botërori, teksa do të së bashku me Will Smith

Read More...

Arifi ia rikujton Vuçiqit marrëveshjet që nuk i ka zbatuar

Shefi i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë në Bruksel, Avni Arifi, ka përmendur marrëveshjen për energjinë të

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com