Vokrri: Kosova po rritet shumë, Challandes po bën punë të shkëlqyer

In Futboll, Sport

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, foli në lidhje me fitoren në vëllazëroren ndaj Shqipërisë dhe qëndrimi i homologut të tij, Armand Duka, përmbledh gjithçka në mënyrë korrekte.

Vokrri tregoi gjithashtu për punimet në stadiumin e Prishtinës si dhe për punën e shkëlqyer të trajnerit Challandes.

• Reagimi i presidentit të FSHF-së.

“Duka ka thënë gjithçka dhe do të ishte e tepërt të shtohet apo hiqet diçka. Duhet ta pranojnë atë që tha ai. Ishte një ndeshje vëllazërore si në tribuna dhe në fushë. Është normale që të ekzistojë rivaliteti në fushë, kjo është pozitive.

• Fitorja ndaj Shqipërisë.

Kosova ka bërë një ndeshje shumë të mirë kolektive. Mendoj se është thjesht miqësore, dhe nuk duhet ekzagjeruar, edhe pse Kosova zhvilloi një ndeshje të mrekullueshme. Shqipëria nuk ishte ndoshta në ditën e saj më të mirë, por në futboll ka edhe befasi. Për mua dhe për ekipin tim nuk është ndonjë befasi e jashtëzakonshme, sepse kemi lojtarë shumë cilësorë. Kemi punuar në vazhdimësi dhe besoj se në eliminatoret e ardhshme do të jemi më lart.

Kosova ishte nivel më të lartë se në ndeshjet e kaluara, ndërsa Shqipëria është ndoshta në fazë eksperimentuese, sepse ka ardhur një trajner i ri. Edhe tek ne, po ashtu. Trajnerët përçojnë strategjitë e tyre, kërkohet një periudhë që u duhet besuar për të arritur qëllimet e tyre. Nuk duhet të na kapë euforia pas këtyre miqësoreve. Duhet punuar më shumë që t’i arrijmë objektivat.

• Impakti i Challandes.

“Me Challandes ka patur rritje, por rritja vjen nga lojtarët. Kemi pësuar shumë gola në eliminatore. Fati ndoshta nuk ka qenë me ne, por është e vërtetë që mbrojtja ka nisur të funksionojë dhe kjo është evidente. Po veçoj ndeshjen me Burkino Fason, që ka sulmues shumë cilësorë, por edhe më Shqipërinë. Më ka pëlqyer shumë loja kolektive. Kosova nuk luajti në asnjë moment në panik.

• Stadiumi i Prishtinës.

“Në Prishtinë presim me padurim të kemi ndeshje, por kjo nuk është e realizueshme para takimeve zyrtare në shtator. Do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë. Nuk kemi informacione të freskëta, por deri në fund të qershorit stadiumi duhet të mbyllë punimet. Në rast të kundërt, s’kemi shumë zgjidhje, por unë besoj se do të luajmë në Kosovë”, përfundoi Vokrri.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com