Vuçiq: Serbia ka paguar çmim të lartë për shkak të nacionalizmit

In Kosova, Lajme

E ardhmja e Ballkanit duket më e qartë krahasuar para dy dekadash, shkruan kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në tekstin e tij autorial në një gazetë serbe.

“Luftërat Ballkanike kanë marrë më shumë se 100.000 jetë dhe miliona njerëz kanë detyruar të shpërngulen nga vatrat e tyre. Ekonomia e rrënuar, disa nga më të mençurit kanë shkuar për një jetë më të mirë. Liderët politikë, të pozicionuar përballë nuk i besuan njëri-tjetrit dhe nuk kanë pasur vizion për të ardhmen”, shkruan Vuçiq në gazetën “Politiko”.

Ndër të tjera, ai thekson se si i ri nuk kishte parashikuar se çfarë mund të arrihej përmes bashkëpunimit.

“Si i ri nuk parashikoja se çfarë mund të arrihej përmes bashkëpunimit, pavarësisht dallimeve, por tani di që vendi im ka paguar një çmim të lartë për shkak të nacionalizmit”, thuhet më tej në tekstin e shkruar nga Vuçiq.

Tutje Vuçiq thekson se rajoni tani duket krejt ndryshe, ngase “raportet ndërmjet vendeve në rajon kanë ndryshuar tepër në këto dy dekadat e shkuara”.

Ai, veç tjerash, shkroi se “Ballkani nga përvoja e hidhur e nacionalizmit ka përjetuar pasoja të rënda”.

“Tani është koha të shikojmë tej kufijve, ngase historia na dëshmon se bashkimi ekonomik është krucial për stabilitetin politik, sepse çështjet që na bashkojnë janë më të forta, sesa ato që na ndajnë”, shkruan mes tjerash, kryetari serb, Aleksandar Vuçiq.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com