VV sot mban mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës

In Kosova, Lajme

Sipas njoftimit, kjo mbledhje do të mbahet pranë ASK, në ora 14:00

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, sot do të mbahet mbledhja e Këshillit të Qendrës së Prishtinës. Përndryshe, kandidati për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dje ka shpalosur platformën e tij qeverisëse në krye të LVV-së, ku ka theksuar se ka pasur dëshirë që të ketë një kundër-kandidat. Kurti ka shpalosur se cilat janë tri shtyllat në të cilat qëndron subjekti, të cilin dëshiron ta udhëheq. “Së pari emri ynë jemi ne, ne që lëvizim për të vendosur vetë qytetarët. Në parim e drejta për vetëvendosje demokratike e popullit të Kosovës, është e drejta e që ky popull të shprehet për shtëpinë e vet, se a e do Republikë a Monarki. A e do bashkë me Shqipërinë a jo. Brenda kërkesës për realizimin e kësaj të drejte, pozicioni subjektiv i Lëvizjes Vetëvendosje është për Republikë dhe për bashkim me Shqipërinë, si e drejtë qytetare dhe njerëzore në frymën e bashkimit tonë evropian si nevojë ekonomike e sigurisë dhe kulturës të të gjitha shtresave të shoqërisë tonë. Serioziteti ynë është vendimtar për t’i bindur partnerët ndërkombëtar që të jenë bashkëpunues me neve në këtë projekt, i cili është edhe në të mirë në rajonit. Së dyti, programi ynë e bënë zhvillimin, ai vazhdimisht është përmirësuar e përditësuar, kështu do të jetë edhe në vijim. Një program jo dogmatik, por shumë doktri nar, ku fokusi është tek nevoja për zhvillim ekonomik, për mbrojtje të prodhimit vendor, deri në mundësinë për të konkurruar. Dhe së treti, ne përbëjmë organizatën tonë, zhvillimi i një organizate transparente, ku çfarë thuhet bëhet sipas statutit e një rregulloreje, një organizatë që ka vend për njerëz me mendime të ndryshme, që nxit kritikat”, tha ai.

You may also read!

Manchester City marshon drejt titullit kampion, mposht Newcastlen (Video)

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ka bërë një performancë mbresëlënëse duke kompletuar het-trikun për t’ia siguruar Manchester Cityt fitoren në

Read More...

Deputeti i parlamentit serb nga Zubin Potoku: “Zoti i Veriut” është Milos Radojiciq, rrahu midis qytetit Goran Rakicin

Deputeti i pavarur në Parlamentin serb nga Zubin Potoku, Slavisa Ristic pohoi se Milos Radojicic është “Zot i veriut”.

Read More...

“Ymeri do jetë kryetar i Partisë Socialdemokrate, Ahmeti kandidati i saj për kryeministër”

Gazetari dhe analisti Adriatik Kelmendi, e ka bërë një analizë mbi zhvillimet e fundit në Vetëvendosje dhe ndarjen e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com