Ymeri: Albin Kurti kërkoi që Dardan Molliqaj të mos kandidonte për deputet (Video)

In Kosova, Lajme

Visar Ymeri ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë të vështirë t’i shpëtojë ndarjes.

Duke folur në RTV 21, Ymeri ka thënë që më parë ka pasur shpresa që kriza në VV mund të kalojë, porse me kalimin e kohës, atij i është ulur shpresa që kjo mund të ndodhë.

“Më është zvogëluar shpresa që Vetëvendosje mund t’i shpëtojë ndarjes pasi në të kaluarën kam besuar në sinqeritetin e njerëzve të caktuar, por tash e kam parë që disa persona nuk janë të gatshëm të vënë VV’në para gjërave personale”, tha Ymeri.

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka folur për përçarjen nëpër të cilën po kalon Vetëvendosje, pasi plasi skandali në publik e shumë anëtarë dhanë dorëheqje nga partia.

Ymeri, e ka fajësuar drejtpërdrejt Albin Kurtin për fushatën linçuese ndaj disa njerëzve brenda Vetëvendosjes, gjë që e ka sjellë situatën aty ku është edhe sot: pranë ndarjes.

Ymeri ka thënë që Kurti ka qenë ai që ka nisur fushatën kundër disa njerëzve brenda VV’së me qëllim të eliminimit të disa njerëzve brenda partisë, fushatë që sipas Ymerit, ka filluar rreth muajit tetor të vitit 2016.

Madje sipas Ymerit, Kurti në një rast kishte kërkuar që Dardan Molliqaj të mos kandidojë për deputet të Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, dhe kjo siç tha Ymeri, është e pakuptimtë për secilin anëtar të VV’së.

Fillimisht, Ymeri ka treguar që kritikat dhe mospajtimet brenda VV’së kanë nisur për dy arsye. E para që dyshohej që brenda VV’së kishte njerëz që punonin për shërbime të huaja, kurse e dyta që disa persona brenda partisë janë rehat në pozicione të ndryshme përmes së cilave kanë ndikuar në VV. Sipas Ymerit, krejt këto akuza fillimisht janë drejtuar ndaj Dardan Molliqajt, e më pas edhe ndaj anëtarëve të tjerë siç është Aida Dërguti.

You may also read!

Shpërthen Klopp: Ramos, je kanceri i futbollit! (Foto)

“I dashur Ramos, ndoshta për tifozët e skuadrës tënde mund të jesh hero, por për ata që e duan

Read More...

Rusët nuk i japin vizë se është shqiptare? Era Istrefi rrezikon performancën për hapjen e Botërorit

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi do të jetë zëri i këtij Botërori, teksa do të së bashku me Will Smith

Read More...

Arifi ia rikujton Vuçiqit marrëveshjet që nuk i ka zbatuar

Shefi i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë në Bruksel, Avni Arifi, ka përmendur marrëveshjen për energjinë të

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com