Zakonet e përditshmërisë që ju shkaktojnë stres pa e kuptuar

In Shendeti

Shpesh ju rrëmben rutina e ditës dhe nuk e kuptoni që shumë prej zakoneve të përditshmërisë janë ato që ju shkaktojnë stres dhe ndikojnë keq në shëndetin tuaj. Shumë gjëra që mund t`ju duken të zakonshme, mund të ndikojnë shumë keq në humorin apo në mirëqenien tuaj. Ja cilat janë disa nga veprimet e përditshmërisë që ju rrisin stresin pa e kuptuar:

1

Zgjimi vonë
Nëse zgjoheni vonë do të jeni vonë për punë, nuk do të kosumoni mëngjes dhe nuk do të keni kohën që ju duhet për rutinën e mëngjesit. Të gjitha këto ndikojnë në rritjen e nivelit të stresit.

2

Qëndrimi shumë kohë para televizorit
Nëse mendoni që qëndrimi para televzorit ju relakson, e keni gabim. Kjo gjë shkakton stres, më mirë do të ishte të zgjidhnit të shëtisnit.

3

Konsumimi i ushqimeve të pa shëndetshme
Nëse mendoni se një mënyrë e mirë për të mposhtur stresin janë ushqimet e shpejta, e keni gabim. Thjesht do të shtoni në peshë dhe stresi do të shtohet edhe më shumë.

4

Mungesa e aktivitetit fizik
Aktiviteti fizik është mënyra më e mirë për të çliruar stresin. Mund të zgjidhni sportin tuaj të preferuar ose edhe të ushtroheni në palestër.

5

Mungesa e kohës për t`u kujdesur për veten
Për t`u ndjerë mirë është e rëndësishme të gjeni pak kohë për veten. Të dukeni bukur ju ndihmon edhe të ndiheni mirë shpirtërisht.

6

Mungesa e gjumit
Çdo njeri ka nevojë për të paktën 7 orë gjumë në ditë, por shumica flenë shumë më pak. Kjo ju bënë të ndiheni të lodhur dhe sjell rritjen e nivelit të stresit.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com