I zhytur në krime, por Shesheli refuzon të dorëzojë mandatin e deputetit

In Lajme, Rajoni

Lideri i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Shesheli tha se s’do të japë dorëheqjen si deputet pavarësisht dënimit të tij për krime lufte, gjë e cila i heq atij të drejtën të ulet në parlament

Vojisllav Shesheli, i cili u dënua me dhjetë vjet burg për krime kundër njerëzimit në Serbi, tha të premten se ligji i cili përcakton se mandati i një deputeti përfundon nëse ai ose ajo dënohet me të opaktën gjashtë muaj burg nuk zbatohet në rastin e tij. “Kjo dispozitë e ligjit vlen vetëm për ata që duhet të kryejnë burg,” tha kreu i Partisë Radikale Serbe Shesheli për gazetën e përditshme Blic. Shesheli u dënua nga Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë këtë javë me dhjetë vjet burg për nxitje të krimeve me fjalime nacionaliste në rajonin e Vojvodinës të Serbisë gjatë luftës në vitin 1992. Por ai nuk do të shkojë në burg sepse ai tashmë ka kaluar më shumë se 11 vjet në paraburgim në Hagë. Megjithatë, ligji serb nuk e njeh këtë si një arsye për të mos i hequr një deputeti mandatin e tij. Neni 88 i Ligjit për Zgjedhjen e Deputetëve në mënyrë të qartë përcakton se mandati i deputetit përfundon nëse atij i jepet një dënimi i pa pezulluar me burgim prej gjashtë muajsh ose më shumë.

You may also read!

Sërish sulme në Siri (Foto)

Forcat ajrore irakiane kanë kryer sulme kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri, ka thënë zyra e kryeministrit Haider

Read More...

Hudhrat e Njoma Si Mrekulli Pranverore – Vlerat Për Shëndetin

Hudhrat e njoma paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Nga marsi në maj, kjo është periudha e tyre. E ndërsa shumë

Read More...

Një pilote seksi si Angelina Jolie

Angelina Jolie është pjesë e dokumentarit “Mbretëresha e planetit të gjelbër” dhe është filmuar duke pilotuar një aeroplan. Ylli

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com