Zidane, trajneri i dytë më i suksesshëm në histori të Real Madridit

In Futboll, Sport

9 trofe për vetëm 2.5 vite – Zidane është trajneri i dytë më i suksesshëm në histori të Real Madridit, pas Miguel Muñoz (14).

Përmes një konference për media, Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë duke deklaruar se po largohet nga Real Madridi pas më pak se 3 viteve, ku fitoi 9 tituj, veçuar tri Liga të Kampionëve me radhë, shkruan Gazeta Express.

Zizu tha se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për diçka të re, që të vazhdojë dhe të fitojë trofe, ashtu si viteve të fundit dhe se është momenti më i mirë që të bëhen ndryshime, për të, për klubin, për lojtarët – për të gjithë.

Ai mori drejtimin e skuadrës me 6 janar të vitit 2016, ku për 878 ditë fitoi 9 trofe, tri Liga të Kampionëve me radhë, asnjë trajner në histori nuk e ka arritur këtë.

Zizu e mbylli epokën me Realin me 9 trofe; 1 La Liga, 3 Champions League, 1 Superkupë të Spanjës, 2 Superkupa të Evropës dhe 2 Kupa të Botës për Klube – trajneri i dytë më i suksesshëm në histori të Real Madridit, pas Miguel Muñoz (14 trofe). Muñoz ishte trajner i Madridit afër 15 vite.

Zidane ka fituar më shumë se emra si: Del Bosque, Di Stefano, Capello, Mourinho, Beenhakker, Ancelotti apo edhe Heynckes.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com