​Eurostat: 19 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE në vitin 2018

In Kosova, Lajme

9 mijë shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në një nga vendet anëtare të BE-së, njofton Eurostat dhe Shqipëria gjendet në vendin e nëntë sipas numrit të azilkërkuesve.

Krahasuar me vitin 2017, vitin e kaluar është shënuar rënie e numrit të qytetarëve shqiptar azilkërkues me rreth 7 mijë.

Numër rekord është regjistruar në vitin 2015 kur ka pasur rreth 69 mijë, ndërsa një vit më vonë është ulur në rreth 33 mijë dhe 26 mijë në vitin 2017.

Në periudhën nga viti 2013 deri 2017, rreth 157 mijë shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në BE.

Eurostat thekson se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar gjithsej 580 mijë persona të cilët kanë aplikuar për azil në një nga vendet anëtare të BE-së, duke shënuar një rënie me 11 për qind.

Në vend të parë është Iraku me rreth 81 mijë aplikime, pasojnë Siria, Afganistani, Pakistani, Irani, Nigeria, Turqia dhe Venezuela.

You may also read!

Nuk ndalen rrahjet: Tani në një tjetër nëndegë kapen mes veti anëtarët e LDK’së

Rrahjet dhe përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë të ndalur, tani në një degë tjetër të

Read More...

Më ndryshe se në liri, shikoni si pritet iftari në burgun e Smrekonicës

Posa afron koha e iftarit, kuzhina e Qendrës Korrektuese të Smrekonicës fillon të mbushet. Të burgosurit këtu të cilët

Read More...

PDK më e votuara nga partitë shqiptare në katër komunat e veriut

Zgjedhjet për kryetarin e komunës, në katër komunat e veriut, të mbajtura sot, me kandidatët e saj, Gonxhe Çaushi

Read More...

Mobile Sliding Menu