10 shtetet ku kryesojnë eksportet bujqësore shqiptare

In Ekonomi

Eksportet bujqësore shqiptare drejt Italisë shënuan vlerën e 8.6 miliardë lekëve gjatë vitit 2018, duke e renditur këtë shtet në krye të listës së vendeve që janë destinacione të eksporteve “made in Albania”.

Sipas të dhënave nga ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, drejt Italisë janë eksportuar 22.3 mijë tonë produkte bujqësore, blegtorale dhe agroushqimore shqiptare, gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë që pas Italisë, renditet Kosova dhe Greqia, me rreth 2.9 miliardë lekë apo 74.4 mijë tonë prodhimeve të eksportuara.

Produktet shqiptare duket se kanë gjetur tregje të mira edhe në Suedi, Serbi, SHBA, Gjermani, Spanjë, Rumani, dhe Maqedoni.

Peshën kryesore në eksporte e zënë perimet, frutat, arroret, ujërat.

Totali i eksporteve bujqësore shqiptare gjatë vitit 2018, regjistron vlerën 33.8 miliardë lekë, nga 31.5 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2017, me një rritje prej 2.3 miliardë lekë, bën të ditur dikasteri i Bujqësisë.

You may also read!

​​Melescanu: Mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Ministri rumun i Punëve të Jashtme, Teodor Melescanu deklaroi sot se Rumania mirëpret anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në

Read More...

Valverde: Liverpool? Do të jetë ndeshje interesante dhe e vështirë

Valverde beson se do ta kenë të vështirë në gjysmëfinale kundër Barcelonës. Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka komentuar

Read More...

Bajram Dërmaku zgjidhet kryetar i PDK-së në Kamenicë

Partia Demokratike e Kosovës, ka përmbyllur sot procesin e brendshëm zgjedhor në Degën e Kamenicës, ku me vota të

Read More...

Mobile Sliding Menu