“11 vjet shtet me izolim total nga Evropa, me Speciale, e me decentralizim të imponuar…”

In Lajme, op/ed

Kosova ka shënuar sot 11 vite që nga momenti kur edhe u shpall Pavarësia.

Përgjatë ditës së sotme shumë personalitete kanë uruar dhe kanë kremtuar këtë 11 vjetor. Përpos tyre, qytetarët janë ende duke vazhduar festimin e këtij 11-vjetori.

Ndërsa profesori universitar, Milazim Krasniqi ka përmendu disa nga zhvillimet që ndodhën dhe vazhdojnë të jenë të pranishme në Kosovë, e që nuk janë aspak të mira, të tilla si presioni i ShBA-së, apo kërcënimet nga Rusia.

Tutje ai ka përmendur edhe izolimin nga Evropa, në pamundësi të liberalizim të vizave edhe në këtë 11-vjetor, transmeton Indeksonline.

Profesori Krasniqi shtoi se Kosova mund të mbijetojë, por fillimisht duhet të mposhtë të keqen brenda vetes, e cila është si sëmundje.

Postimi i plotë:

11 vjet shtet, po. Ama çfarë shteti? Me mbikëqyrje civile dhe ushtarake të paafatizuar. Me decentralizim të imponuar. Me statusin shtet në shtet për Kishën Ortodokse Serbe. Me Gjykatën Speciale mbi kokë. Me izolim total nga Evropa. Me presione absurde nga SHBA-të. Me kërcënim permanent nga Rusia. Me ndërhyrje brutale nga Serbia. Me abuzim të pashpirt të një establishmenti vendas, shumë të pafytyrë. Kosova jonë, ky vend gjëmëmadh e ky shtet fatrëndë! Ama, Kosova mund të mbijetojë si shtet. Si? Nëse fillimisht e mposhtë të keqen brenda vetes. Kjo punë është si me sëmundjen: për ta mposhtur, duhet ta dish e ta pranosh që e ke atë sëmundje dhe pastaj ta shërosh me mjete adekuate e me kohë.

You may also read!

Nuk ndalen rrahjet: Tani në një tjetër nëndegë kapen mes veti anëtarët e LDK’së

Rrahjet dhe përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë të ndalur, tani në një degë tjetër të

Read More...

Më ndryshe se në liri, shikoni si pritet iftari në burgun e Smrekonicës

Posa afron koha e iftarit, kuzhina e Qendrës Korrektuese të Smrekonicës fillon të mbushet. Të burgosurit këtu të cilët

Read More...

PDK më e votuara nga partitë shqiptare në katër komunat e veriut

Zgjedhjet për kryetarin e komunës, në katër komunat e veriut, të mbajtura sot, me kandidatët e saj, Gonxhe Çaushi

Read More...

Mobile Sliding Menu