Intervista e Liam Neesonit dëshmon se për dikë, njerëzit me ngjyrë nuk janë plotësisht të njerëzishëm

In op/ed

Kur një aktor pranon se po e kërkon një njeri me ngjyrë për ta vrarë, racizmi nuk është problem historik. Ne ende jemi “gjah i mirë” për t’u gjuajtur.

“Përderisa po vija në Mississippi, kurrë nuk e dija se ta vrasësh një njeri me ngjyrë është gjë ilegale”, më kishte thënë Buford Posey kur ishte 79-vjeçar. “E mësova këtë gjë kur shkova në ushtri. Isha 17-vjeçar. Kur më treguan, mendoja se po tallen”, thoshte ai. I isha mirënjohës për sinqeritetin e tij. Dikur, kjo vepër quhej “gjahu i zezakëve”. Një grup i “djemve të mirë” do të dilte për ta kërkuar një njeri me ngjyrë, i cili do ta paguante çmimin për pigmentin e lëkurës dhe gjërat e tyre të papërshtatshme. Ishte lehtësim kur një njeri i bardhë e bëri një vlerësim të sinqertë për problemet racore të asaj kohe.

Prandaj, pas intervistës së fundit të Liam Neesonit, ne do të duhej që të paktën ta çmojmë atë për sinqeritetin e treguar. Pas të gjitha fjalëve të një shoqërie të dalë nga problemet racore dhe vlerat e përndritjes, tash e kemi një njeri të bardhë që e pranon se për një javë të tërë ka qenë duke e kërkuar një njeri me ngjyrë për ta vrarë. Duket se djemtë e këqinj të kohës së rinisë së Buford Poseyt nuk janë kujtim aq i vjetër, siç do t’iu pëlqente disa njerëzve. Kur bëhet fjalë për racën dhe racizmin, ne nuk jemi vetëm larg prej pozitës që disa mendonin se ishim. Ne nuk jemi as aty ku shumë njerëz pretendojnë se jemi. Herën tjetër, kur dikush të më pyes se pse e mbaj një çip në krah, nuk do të kem nevojë t’i shmangem pyetjes me përulje. Mund të përgjigjem me tërë sinqeritetin tim: “Sepse mund të ketë aktorë të nominuar për Oskar të cilët duan të më vrasin, prandaj duhet të jem vigjilent gjatë tërë kohës”.

Është vështirë për ta ditur se ku t’ia filloj me intervistën e Neesonit, prandaj besoj se duhet të nisem nga fillimi i saj dhe të vazhdoj tutje. Përderisa e promovon filmin e tij, “Cold Pursuit”, i cili ka të bëjë me dëshirën e një burri për hakmarrje, Neeson e tregon përvojën e tij për nxjerrjen e hakut. Një e afërme e tij ishte përdhunuar. “Reagimi im i menjëhershëm ishte…”, tha Neeson për gazetën “Independent”. “E pyeta se a e dinte kush ishte? Jo”. Nga ky çast, ne nuk po flasim për gruan apo për dhunën seksuale. Trauma e saj është bërë kod për dëshirën e Neesonit për hakmarrje.

“Çfarë ngjyre të lëkurës kishin ata?”, kishte pyetur ai. Kjo është një pyetje e çuditshme. Kur kam folur me miqtë dhe mikeshat që kanë qenë të sulmuar seksualisht, asnjëherë nuk më ka ndodhur t’ua bëj këtë pyetje. Si e ndihmon të kuptuarit e dhunimit ose si e ngushëllon viktimën përmes informatës për racën e dhunuesit?

Unë nuk mund të flas për motivin e Neesonit. Nuk mund të ju tregoj pse ai nuk ka pyetur për ngjyrën e syve të sulmuesve të saj, për moshën apo gjatësinë e përafërt të tyre. Megjithatë, ka mundësi të flitet për rolin e moçëm që seksualizmi i meshkujve me ngjyrë e ka në justifikimin e racizmit në përgjithësi dhe për kryerjen e vrasjeve në veçanti. Kërcënimi për dhunimin e grave të bardha nga burrat zezakë – i vërtetë dhe më shpesh i imagjinuar – ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të mizorisë raciste. Do të kishte kuptim nëse këtë pyetje do ta bënte policia sepse kjo do të ishte ndihmë për ta gjetur sulmuesin. Por Neeson, siç e mësuam shpejt, nuk e ka bërë këtë pyetje për ta sjellur dikë para drejtësisë. Është pothuajse e kundërta.

“Ajo tha se ishte një zezak”, vazhdon Neeson. Në këtë pikë duhet ta pyesim veten se çfarë do të kishte ndodhur sikur përgjigja të ishte një njeri i bardhë. A do të dilte Neeson për ta kërkuar një “bastard të bardhë” që ta vrasë? Ose a do vriste veten? A është raca e sulmuesit e rëndësishme vetëm atëherë kur ai është zezak? Ose a mund t’i ndërrojmë vendet e këtij fanatizmi?

Neeson vazhdon tutje. “Ecja poshtë e lart me një shkop, duke shpresuar se dikush do të më dalë përballë – ndihem i turpëruar ta them këtë – dhe e bëra këtë për një javë, duke shpresuar se ndonjë “bastard i zi” të dalë nga një kafene dhe të kapet me mua për diçka, në mënyrë që ta vras”.

Ja ku jemi. Neeson është i zemëruar dhe vendos ta investojë tërbimin e tij në ndëshkimin kolektiv të një grupi të njerëzve në bazë të ngjyrës së lëkurës së tyre. Ndoshta tash disa njerëz e kanë më të qartë pse në pjesën e parë të këtij shekulli kemi nevojë për një lëvizje të quajtur “Jetët e zezakëve vlejnë”. Sepse burri që e bëri një skenë të ndjeshme dashurie me Viola Davisin është burri i njëjtë që ka fantazuar ta vrasë bashkëshortin ose nipin e saj ose këdo tjetër që duket si ta. Sepse paprekshmëria e jetës së njerëzve me ngjyrë ende duhet të rregullohet. Kur njerëzit e bardhë na shikojnë, ata shohin gjithçka, prej fyerjeve të gabuara deri te thashethemet paralajmëruese. Ajo që ata nuk e shohin është qenia njerëzore. Ne ende jemi “gjah i mirë” për t’u qëlluar.

Ky nuk është problem historik. Është një realitet i jetuar. Gregory Alan Bush i kishte thënë një dëshmitari në tetorin e kaluar: “Të bardhët nuk i qëllojnë të bardhët”, pasi i kishte qëlluar dy zezakë në një dyqan dhe pasi kishte provuar të hyjë në një kishë të zezakëve; roja zezake e vrarë në Çikago nga policia në nëntor përderisa ishte në detyrë; zyrtari policor në Nashville, i akuzuar muajin e kaluar për vrasje të një personi duke e qëlluar në shpinë, përderisa ishte duke ikur.

Sigurisht, nuk duhet ta lëmë anash turpin e Neesonit në këtë rast. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat pendohen. Të gjithë jemi të thyeshëm. Nevojitet kurajë për t’i pranuar gjërat nga të cilat turpërohemi më së shumti., Vërtet, nga kënvështrimi i tij, ky është i tërë qëllimi i rrëfimit. “Ishte e tmerrshme që e kam menduar këtë gjë. Kurrë nuk e kam pranuar këtë dhe tash po ia them këtë një gazetareje. Zoti më faltë”, thotë ai.

Për fatin e mirë të Neesonit, gazetarja tregohej falëse ndaj këtij gabimi. “A është e mundur të dëgjohet kjo ose të lexohen këto fjalë dhe të mos gjykojmë”, pyeti ajo. “Pastaj, mendoni për rrethanat. Ai kishte dëgjuar se një e afërme është dhunuar. Askush nuk do të donte të ishte përballë tij. A reagojnë njerëzit tjerë në atë mënyrë?”, thotë ajo.

Mbajeni dorën në zemër dhe më tregoni se cili nga ju nuk ka dëgjuar për nxitje të vrasjeve në baza racore. Cili nga ne nuk ka qenë aty? Nga tash e tutje, fokusi i shqetësimit zhvendoset nga viktimat e sulmeve dhe nga viktimat e planfikuara të patologjisë racore, duke u vendosur mbi vetë Neesonin. Ai është viktima e vërtetë në këtë rast. Kushtojini pak kujdes shokut të gjorë. Është e vështirë të jesh burrë i bardhë dhe ta fshehësh tërë këtë zemërim.

Ky rrëfim i ka disa probleme, por tash për tash të përqendrohemi në vetëm disa prej tyre. Problemi i parë është që e nënvlerëson shkallën shumë të ulët që është caktuar. Prej kur po vlerësohen njerëzit për rrëfimet se dikur kanë synuar ta vrasin dikë të pafajshëm në bazë të racës dhe që tashmë kanë mendime më të mira për këtë çështje? Dhe problemi i dytë është se rruga drejt rrjedhës së pasukseshme të ngjarjeve funksionon vetëm nëse Neeson mëson diçka. Sidoqoftë, sipas fjalëve të tij, porosia e këtij rrëfimi është:

“E kam marrë një mësim nga kjo, kur mendova ‘Çfarë dreqin po bën?’. A është kjo e tëra?”, do të thoshte ai. Jo, ne nuk e dimë, Neeson. Më vonë mësova se Buford Posey u bë një aktivist i përkushtuar kundër racizmit. Çfarë dreqin po bëni?

You may also read!

Ramiz Kelmendi i tregon LDK’së se si t’i evitojë përleshjet

Kohëve të fundit në Kuvendet Zgjedhore të LDK-së janë shënuar disa incidente. E lidhur me këto ngjarje ka reaguar

Read More...

Haradinaj falënderon Granit Xhakën e Mitot Rashicën për ndeshjen në Stadiumin e Prishtinës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar për ‘Lojën e Yjeve’ e cila u zhvillua sonte në stadiumin e

Read More...

PDK nesër zgjedh kryetarin, a do të ketë kundërkandidat Kadri Veseli?

Partia Demokratike e Kosovës nesër mban Konventën e nëntë zgjedhore me ç’rast pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe

Read More...

Mobile Sliding Menu