19-vjeçari që bëri milionat nga kriptovalutat: Nëse keni ‘Bitcoin’, do bëheni milionerë brenda 10 vitesh

In Tech

Erik Finman, 19-vjeçar, bëri premtimin se nëse do bëhet milioner përpara moshës 18-vjeçare, nuk do shkojë në universitet.

Kësisoj, ai përpara kësaj moshe investoi në kriptovalutën ‘Bitcoin’, duke u bërë milioner përbrenda një periudhe shumë të shkurtër.

Finman, tani 19 vjeç, ka qenë duke tregtuar ‘Bitcoin’ dhe kriptovaluta të tjera për shtatë vite me radhë.

Në një intervistë me ‘Business Insider’, ai parasheh një të ardhme të ndritur mbi kriptovalutat në përgjithësi në 10 vitet e ardhshme.

Madje, ai pohon se të bërit milioner përgjatë këtij hendeku kohor do jetë më i lehtë se kurrë, me kushtin që ju me doemos të posedoni kriptovalutë.

“Unë them se nëse nuk bëheni milioner në 10 vitet e ardhshme, atëherë është faji tek ju”, deklaroi milioneri adoleshent në intervistë.

Ai gjithashtu rekomandon që të jeni të kujdesshëm dhe të përzgjedhni me saktësinë vlerën monetare elektronike në të cilën dëshironi të investoni.

You may also read!

Ramiz Kelmendi i tregon LDK’së se si t’i evitojë përleshjet

Kohëve të fundit në Kuvendet Zgjedhore të LDK-së janë shënuar disa incidente. E lidhur me këto ngjarje ka reaguar

Read More...

Haradinaj falënderon Granit Xhakën e Mitot Rashicën për ndeshjen në Stadiumin e Prishtinës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar për ‘Lojën e Yjeve’ e cila u zhvillua sonte në stadiumin e

Read More...

PDK nesër zgjedh kryetarin, a do të ketë kundërkandidat Kadri Veseli?

Partia Demokratike e Kosovës nesër mban Konventën e nëntë zgjedhore me ç’rast pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe

Read More...

Mobile Sliding Menu