PICA DHE HAMBURGERË PËR MYSAFIRËT E SHTËPISË SË BARDHË, PAGUAN TRUMP

In Bota, Lajme
Presidenti amerikan Donald Trump i ka gostitur fituesit e kampionatit në futbollin e kolegjit me hamburgerë dhe pica për shkak të bllokadës së qeverisë.

Ushqimin e ka paguar nga xhepi i vet presidenti, përndryshe dashamirë i ushqimit të shpejtë, pasi as personeli e as kuzhinierët e Shtëpisë së Bardhë nuk janë në punë.

“Kemi porositur ushqim të shpejt amerikan, të cilin e kam paguar unë. Shumë hamburgerë, shumë pica”, ka thënë Trump para se e ka pranuar ekipin Clemson Tigers nga Karolina Jugore.

Është përgatitur një tryezë suedeze e pazakonshme në Shtëpi të Bardhë – një mal me hamburgerë nëpër enë të argjendtë, patate të skuqura në pjata me vulën e presidentit, si dhe pica të porositura me ullinj dhe domate.

Menyja është përbërë nga disa restorante të popullarizuara amerikane të ushqimit të shpejtë.

Bllokada e pjesshme e qeverisë federale po hynë në ditën e 25 dhe është bllokada më e gjatë në histori të SHBA.

Për shkak të bllokadës rreth 800.000 të punësuar në shërbimet federale nuk po i marrin rrogat./Insajderi.com

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu