Zbulohen detaje të takimit Tudjman-Miloseviç për ndarjen e Bosnjës

In Lajme, Rajoni

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ka bërë të ditura detaje të takimit ndërmjet ish kryetarit të Kroacisë, Franjo Tudjman me ish presidentin serb Slobodan Miloseviç, të cilin e kishte iniciuar vetë pak para se të niste lufta.

Ai ka thënë se në vitin 1990, kur ishte anëtar i kryesisë RFJ-së, ishte takuar me kolegun serb Slavko Dokmanoviç, të cilit i kishte thënë se duhet parandaluar konflikti.

“E pyeta nëse Serbisë i duheshin serbët në Kroaci. Përgjigjja ishte jo. E pyetja nëse Serbisë i duhej territor i Kroacisë, ai u përgjigj me jo. E çfarë u duhet, e pyeta? Më tha se u duhej 63 përqind e territorit të Bosnjës e Hercegovinës. Ky territor, më tha ai, ka qenë dhe duhet të mbetet i serbëve”, ka thënë Mesi për bisedën me Dokmanoviç.

Me këtë rast i kishte propozuar që të takoheshin të dy, dë bashku me Franjo Tudjman dhe Slobodan Miloseviç, për të zgjidhur problemet.

“E thirri Milosevicin dhe ai menjëherë u pajtua”, kujton Mesic në intervistë për Jutranji List. Unë ia dërgova propozimin Tudjmanit, dhe ai u pajtua që takimi të mbahet në janar të vitit 1991.

Tudjman e Milosviç në takimin e parë me njëri tjetrin në Karadjordjevo

Siç tregon Mesiç, në takim kishin marrë pjesë vetëm Tudjman me shefin e kabinetit Hrvoje Sariniç. Me tu kthyer nga takimi i Karadjordjevos, Tudjman kishte takuar udhëheqësit tjerë të Kroacisë dhe u kishte sqaruar propozimin e Miloseviç.

“Nëpër tavolina kishim qaj, kafe e pije tjera. Tudjman tha të pastroheshin menjëherë tavolinat dhe kërkoi të nxirreshin hartat. Na tregoi çfarë i kishte thënë Miloseviç: Franjo, ti merre Cazin, Kaldusaçn e Bihac’in. Këto nuk më duhen mua, kjo është ‘Kroacia turke’”, rrëfen Mesiç.

“Unë e pyeta Tudjmanin se çfarë do thotë Alia (Izetbegoviç) për këtë. Përgjigja e tij ishte: Përse të pyesim Alia kur të pajtohen gërshërët serbe e kroate. Unë i thash: Dëgjo, kjo atëherë do të thoshte luftë. Më tha: Po çfarë luftë, kjo do të thotë të shmangësh luftës. Pas kësaj, Tudjman shkoi edhe në takimin e dytë me Miloseviç”, ka thënë ai.

Sipas Mesiç, Tudjman nuk kishte thënë se kishte pranuar marrëveshjen por vërehej se ishte shumë i kënaqur me propozimin e Miloseviç.

Mesiç ka bërë të ditur se Tudjman nuk e kishte ftuar në takimin ku do të raportohej pas takimit të dytë me Miloseviç, andaj edhe nuk e di çfarë marrëveshje ishte arritur aty.

“Sidoqoftë, nga takimi i parë me propozimin e Slobodan Miloseviç për ndarjen e Bosnjës, ai (Tudjman ishte shumë i kënaqur”, ka thënë Mesiç.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu