Gjermania kërkon përmirësimin e marrëdhënieve me Amerikën

In Lajme

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas do të niset drejt Shteteve të Bashkuara me shpresën e përmirësimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve, transmeton AP.

Maas u ka thënë gazetarëve të mërkurën në Berlin se ai do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe se do të diskutohet “për më pak punë kundër njëri-tjetrit dhe organizim më të madh mes Gjermanisë dhe SHBA-së”.

Prej kur presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur udhëheqësinë dy vjet më parë, marrëdhëniet në mes të Gjermanisë dhe SHBA-së janë tensionuar për një varg çështjesh, përfshirë konfliktet tarifore dhe pikëpamjet e ndryshme politike.

Maas ka thënë se në bisedimet me Pompeon do të përfshihet edhe situata në Afganistan, Siri dhe diskutimet për kontrollin e armëve, përcjell REL.

Maas do të vizitojë edhe Kombet e Bashkuara, meqë Gjermania do të udhëheqë Këshillin e Sigurimit të kësaj Organizate në dy vjetët e ardhshme.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/gjermania-kerkon-permiresimin-e-marredhenieve-me-ameriken-619030/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu