Me Erdoganin apo me Trumpin, me kë është Edi Rama?

In Lajme, Rajoni

Kryeministri Edi Rama shpejtoi sot të radhitej krah Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht atij që tha se do të sillte gjëmën nëse fitonte, që të njihte liderin e opozitës venezueliane si lider të këtij vendi.

Ndryshe nga Trump dhe administrata amerikane që kanë patur raporte të tjera me Venezuelën pas Chavezit, BE u kursye në vlerësime duke bërë thirrje për protesta paqësore në këtë vend latin dhe që në fund të fitojë vullneti i popullit.

Por, lideri ynë legjendar, që deri dje i jepte mend amerikanëve se si të votonin në zgjedhje nuk pyeti hiç se çfarë mendon Europa duke dashur të shpejtojë për të zënë vendin krah Trumpit.

Mirëpo, ky shpejtim i Ramës duket se i ka sjellë atij probleme me një tjeter lider nga i cili ai frymëzohet.

Pikërisht Rexhep Tajib Erdogani i Turqisë.

Përmes kryekëshilltarit të tij, Erdogan mbështeti sot Presidentin Maduro duke u radhitur kështu kundër Trumpit.

Në këto kushte, duket se Rama ka mbetur si sanduiç ku nga njëra anë është zelli dhe ndjenja e të shlyerit të fajit ndaj thirrjeve anti-Trump gjatë zgjedhjeve në SHBA, ndërsa nga ana tjeter është lideri turk, nga i cili Rama ka treguar se frymëzohet jo pak.

Rama tani duhet të ndajë, nëse është me liderin e opozitës venezueliane dhe rrjedhimisht, krah Trumpit apo me Erdoganin dhe rrjedhimisht, në krah të Maduros. 

Jo se ka rendësi në glob se çfarë mendon lideri i një vendi 3 milionësh ku gjysma janë arratisur jashtë dhe gjysma tjeter jeton me shpresën për të ikur, por se ndonjëherë secili duhet të përcaktojë rreshtin e tij!

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu