Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka thënë se marrëdhëniet tona me SHBA-të janë rrezikuar seriozisht.
Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ftesa e sërishme e mikut tonë SHBA-së, për taksën 100% ka arritur kulmin e anashkalimit, ndërsa kërkesa e BE-së as që merret parasysh.
“Institucionet janë përgjegjëse për mos-heqjen e taksës, duke filluar nga lartë e deri te qeveria. Nuk ju arsyeton askush që ekziston pa dëgjueshmëri institucionale, sepse kur vendosëm taksën, deshëm të përfitonim popullizëm se kush ishte iniciatorë dhe kush ekzekutor i këtij vendimi dhe nga kjo doli se takimi me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë ishte vërtetim se taksa është në rregull dhe se marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera”, ka shkruar Kelmendi.
Postimi i plotë:
Marrëdhëniet tona me SHBA-të janë rrezikuar seriozisht ndërsa me BE-në nuk ekzistojnë
Ftesa e sërishme e mikut tonë SHBA-së, për taksën 100% ka arritur kulmin e anashkalimit, ndërsa kërkesa e BE-së as që mirret parasysh. Mos anashkaloni kërkesat e SHBA-së sepse po e rrezikoni shtetësinë, e mos të flasim për pozitat tuaja politike sot dhe në të ardhmen, ku gjeneratat e patriotëve me shekuj kanë punuar për këtë pavarësi duke qenë edhe brezi ynë dhe ju që të jemi gjalllë. Mos e harroni këtë arritje miqësie për të cilën kontribuan edhe ata bashkëluftëtarë dhe familjarë që dhanë jetën për këtë Kosovë.
Lexova se presidenti serb Vuçiq po e falënderon Turqinë po që se arrijti të bindë institucionet kosovare për ta hequr taksen 100%. Ky është dëmi më esencial që po i bëhet institucioneve duke kosideruar se Be-në as që e trajtuat si partnerë, mik apo për interes. Anashkaluat tërësisht kërkesat e tyre dha ata u bënë pa influencë tek ju, ndërsa tani keni arritur kulmin e anashkalimit të SHBA-së. Tani po del se institucionet e Kosovës ju nënshtruan tërësisht influencës fetare, apo po i shkojmë për shtati thënieve të Serbisë që po akuzon së BE dhe SHBA po ndërton shtet islamik ne territorin e BE-së. Nga kjo del se po rrezikohet e ardhmja shtetërore dhe kombëtare.
Institucionet janë përgjegjëse për mos-heqjen e taksës, duke filluar nga lartë e deri te qeveria. Nuk ju arsyeton askush që ekziston padëgjueshmëri institucionale, sepse kur vendosëm taksën, deshëm të perfitonim populizëm se kush ishte iniciatorë dhe kush ekzekutor i këtij vendimi dhe nga kjo doli se takimi me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë ishte vërtetim se taksa është në rregull dhe se marrëdhëient tona janë të shkëlqyera. Kjo kishte me qenë korrekte, po që se do të zbatoni kërkesën e tyre.