Çfarë ka ndodhur më 26 Janar?

In ShowBiz

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 26 Janar, ndër vite:

26 Janar 1531 – Një tërmet godet kryeqytetin portugez Lizbonë, duke shkaktuar vdekjen e mbi 30 mijë njerëzve.

26 Janar 1564 – Këshilli i Trentos, bën një dallim zyrtar midis katolicizmit romak dhe protestantizmit.

26 Janar 1699 – Për herë të parë, Perandoria Osmane, dorëzon përgjithmonë një territor të krishterë të pushtuar më herët.

26 Janar 1788 – Dita e themelimit të Australisë

Më 26 janar 1788, kapiteni Arthur Phillip drejtoi një flotë prej 11 anije britanike, që mbanin qindra të dënuar drejt kolonisë së Uellsit të Ri Jugor, duke themeluar kësisoj Australinë. Pas tejkalimit të një periudhe vështirësish, kolonia fillestare filloi të festonte përvjetorin e kësaj dite.

Australia, e njohur sikur si Uellsi i Ri Jugor, fillimisht ishte planifikuar si një koloni ndëshkimore. Në tetor 1786, qeveria britanike emëroi Arthur Phillip kapitenin e  “HMS Sirius” për të ngritur një kamp pune për të dënuarit britanikë. Me asnjë ide të saktë se çfarë mund të priste nga toka misterioze dhe e largët, Phillip pati vështirësi të mëdha në grumbullimin e flotës që do të kryente udhëtimin.

Kërkesat e tij për më shumë fermerë me eksperiencë për të ndihmuar koloninë penale, u hodhën poshtë në mënyrë të përsëritur, dhe ai u financiar shumë pak në këyë mision. Sidoqoftë, i shoqëruar nga një kontingjenti i vogël marinsash dhe oficerë të tjerë, Phillip udhëhoqi grupin e tij prej 1000 personash, prej të cilëve më shumë se 700 ishin të dënuar, rreth Afrikës në lindje, dhe më pas drejt Australisë. Në tërësi, udhëtimi zgjati 8 muaj, duke shkaktuar vdekjen e rreth 30 burrave.

Vitet e para ishin të tmerrshme. Toka  jocilësore, klima e panjohur dhe punëtorët që nuk kishin haber nga bujqësia, bënë që Phillip ta kishte jo shumë të lehtë të mbante njerëzit të gjallë. Ai u rrikthye kthye në Angli më 1792, ndërsa kolonia u bë e begatë nga fundi i shekullit XIX.

26 Janar 1934 – Nënshkruhet marrëveshja gjermano-polake e mossulmimit.

26 Janar 1939- Në Spanjë, nacionalistët pushtojnë kryeqytetin e republikanëve, Barcelonën

Gjatë Luftës Civile Spanjolle, Barcelona, ​​kryeqyteti republikan i Spanjës, bie në duart e forcave nacionaliste të gjeneralit Francisco Franco. Në vitin 1931, mbreti Alfonso XIII miratoi zgjedhjet për vendosjen e qeverisë së re të vendit, dhe votuesit me shumicë dërrmuese zgjodhën të shfuqizonin monarkinë, në favor të një republike liberale.

Alfonso mërgoi, dhe në vend u shpall Republika e Dytë, fillimisht e dominuar nga liberalët e klasës së mesme, dhe socialistët e moderuar. Gjatë 5 viteve të para të republikës, radikalët e organizuar të së majtës, imponuan reforma të gjera liberale, teksa rajone të tilla si Katalonja dhe krahinat baske, arritën njëfarë autonomie.

Aristokracia që zotëronte pjesën më të madhe të tokave, kisha dhe një klikë e madhe ushtrake, nisi të kundërpërgjigjej në mënyra gjithnjë e më të dhunshme ndaj Republikës së Dytë, dhe në korrik 1936, gjenerali Francisco Franco udhëhoqi revoltën e një ushtrie të krahut të djathtë në Marok, e cila e ndau Spanjën në dy kampe kryesore:nacionalistët dhe republikanët.

Forcat nacionaliste të Francos, pushtuan një pjesë të madhe të zonave të kontrolluara nga republikanët në Spanjën qendrore dhe veriore, dhe Katalonja u bë një bastion i rëndësishëm i këtyre të fundit. Gjatë vitit 1937, Franco u bashkua me forcat nacionaliste nën komandën e partisë fashiste spanjolle, Falanga, ndërsa republikanët ranë nën ndikimin e komunistëve.

Gjermania dhe Italia ndihmuan Francon me një numër të madh avionësh, tankesh dhe armësh, ndërsa Bashkimi Sovjetik ndihmoi republikanët. Përveç kësaj, një numër i vogël komunistësh dhe radikalësh të tjerë nga Franca, BRSS, Amerika dhe gjetkë formuan Brigadat Ndërkombëtare për të ndihmuar kauzën republikane.

Kontributi më i rëndësishëm i njësive të huaja, ishte mbrojtja e suksesshme e Madridit, deri në fund të luftës. Në qershorin e vitit 1938, nacionalistët dolën në Detin Mesdhe, dhe e ndanë më dysh territorin e zotëruar prej republikanëve. Më vonë gjatë atij viti, Franco ndërmori një ofensivë të madhe kundër Katalonjës.

Në janarin e 1939-ës, kryeqyteti i saj, Barcelona, ​​u pushtua, dhe shumë shpejt u dorëzua edhe pjesa tjetër e Katalonjës. Me kauzën e tyre të humbur, republikanët u përpoqën të negociojnë një marrëveshje paqeje, por Franco refuzoi. Më 28 mars 1939, nacionalistët hynë fitimtarë në Madrid dhe Lufta e përgjakshme Civile Spanjolle mori fund. Deri në 1 milionë njerëz humbën në atë konflikt, më shkatërruesja në historinë e vendit.

26 Janar 1942 – Në Luftën e Dytë botërore, forcat e para uahtarake të SHBA-së mbërrijnë në Evropë, duke zbarkuar në Irlandën e Veriut.

26 Janar 1945 -Ushtria e Kuqe, fillon rrethimin e ushtrisë së katërt gjermane pranë Heiligenbeil në Prusinë Lindore , që do të përfundojë me shkatërrimin e ushtrise gjermane dy muaj më vonë.

26 Janar 1952 – Protestuesit egjiptianë, djegin në shenjë revolte disa biznese britanike në Kajro.

26 Janar 1980 – Izraeli dhe Egjipti vendosin marrëdhënie diplomatike mes tyre.

26 Janar 1986 – Qeveria e Ugandës e Tito Okello, rrëzohet nga Ushtria Kombëtare e Rezistencës, e udhëhequr nga Yoweri Museveni .

26 Janar 1992 – Presidenti rus Boris Jelcin, njofton se Rusia do të ndalojë synimin e goditjes së qyteteve të Shteteve të Bashkuara me armë bërthamore .

26 Janar 1998 – Gjatë një fjalimit në televizionin, presidenti i SHBA Bill Clinton mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë Monica Lewinsky.

26 Janar 2001 –Mijëra të vdekur nga tërmeti që goditi Gujaratin në Indi

Tërmeti , i njohur gjithashtu si tërmeti Bhuj, ndodhi në Ditën e Republikës Indiane, me lëkundje që zgjatën mbi 2 minuta.  Tërmeti i fortë 7.7 ballë, vrau 14-20 mijë njerëz, ndërsa plagosi 167.000 të tjera dhe shkatërroi rreth 400.000 shtëpi. Numri më i madh i të vdekurve, ishte në rajonin Kutch me 12.300 viktima. Bhuj, që ndodhej vetëm 20 km larg nga epiqendra, u shkatërrua tërësisht.

Në Ahmedabad , kryeqyteti tregtar i Gujaratit me një popullsi prej 6.4 milion banorësh, u shkatërruan 50 ndërtesa shumëkatëshe, dhe disa qindra njerëz u vranë. Dëmet totale matariale u vlerësuan në 7.5 miliardë dollarë. Ushtria indiane ofroi ndihmë emergjente, dhe më vonë u ndihmua nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Kryqit të Kuq dhe Gjysëmhënës së Kuqe .

26 Janar 2015 – Një avion rrëzohet në bazën ajrore Los Llanos në Albasete , Spanjë , duke vrarë 11 vetë dhe plagosur 21 të tjerë.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu