Gërxhaliu tregon pse u vonuan të shkojnë në Brezovicë për të marr trupin e Dacit

In Kosova, Lajme

Sot rreth orës 15:00, Arian Daci humbi jetën si pasojë e një orteku bore që ra në Brezovicë, derisa po skijonte, kurse një shok i tij pësoi lëndime.

Pas nxjerrjes nga bora, trupi i pajetë i 40-vjecarit, qëndroi rreth pesë orë në bodrumin e njërit prej hoteleve të qendrës së skijimit ‘Brezovica’.

Mjekësia Ligjore arriti në Brezovicë rreth orës 20:00 për të marr trupin e Dacit, të cilin e barti nga hoteli te automjeti i tyre me ski-motor.

Mirëpo, për këtë vonesë, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka dhënë disa shpjegime.

“Ne shkojmë me kërkesë të policisë, e 5 minuta pasi na ka thënë policia, kemi shku në vendngjarje”, ka thënë Gërxhaliu.

Indeksonline ka provuar të marr edhe qëndrimin e stacionit policor në Ferizaj, për të mësuar se në çfarë kohe ka lajmëruar mjekësinë ligjore për të shkuar në Brezovicë, por pa rezultat

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu