Pas djegies së trafostacionit në “Trepçë”, ku Mitrovica po përballet me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, mund të kemi zhvillime të reja dramatike në pjesën veriore të Kosovës.
Veriu.info mëson se po shqyrtohet mundësia që ujësjellësi rajonal “Mitrovica” t’ia ndërprej ujin Mitrovica së veriut, deri në momentin kur serbët të lejojnë kyçjen e Mitrovicës së jugut në nënstacionin e energjisë elektrike në Vallaq.
Për situatën e krijuar pas pengesave të serbët për kyçjen e rrymës në Vallaq, ka reaguar edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili dje i ka kërkuar Kryeministrit Ramush Haradinaj që ta dërgoj Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës për intervenim në Vallaq.