Ademi, ministri i parë që flet shqip në një mbledhje të Qeverisë së Maqedonisë

In Lajme, Rajoni

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Maqedonisë Edmond Ademi ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të ekzekutivit në Shkup ka qenë ministri i parë që, në bazë të Ligjit të posamiratuar për përdorimin e gjuhës shqipe, ka përdorur gjuhën e vet amtare.

Ademi, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, ka porositur se ligji i ri për gjuhën shqipe “duhet të rrisë kohezionin mes qytetarëve të etnive të ndryshme, në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë”.

“Sot pata nderin si Ministër i parë shqiptar nga radhët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, që në mbledhjen e sotshme të 117 të Qeverisë, të flas në gjuhën shqipe.

Ligji për gjuhët, si ligj duhet të rrit kohezionin mes qytetarëve të etnive të ndryshme, në ndërtimin një shoqëri për të gjithë, si koncept politik i kësaj qeveriе udhëhequr nga LSDM.

Para së gjithash ky ligj është në interes të qytetarëve, gjithë bashkësive etnike dhe komunikimit të tyre me institucionet, dhe ne si politikan përmes shembullit personal të tregojmë përforcimin e ktëij kohezionit, duke ju shmangur politikave ditore”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në Facebook.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu