Bebe Rexha kërkoi bashkëpunim të shqiptareve të famshme, Dua ia kthen me fjalët: Hajde shqipe

In ShowBiz

Bebe Rexha të hënën kërkoi një bashkëpunim ndërmjet këngëtareve të famshme shqiptare duke përfshirë, Rita Orën, Dua Lipën dhe Ava Max.

Këngëtarja me origjinë nga Dibra dëshiron që yjet me famë ndërkombëtare t’i bashkojnë forcat në një projekt të përbashkët.

“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max”, kishte shkruar Bebe në një postim në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me ngjyrat kuq e zi.

Ndërsa pasi e ka parë këtë postim, këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, që jeton dhe peron në Angli, ia ka kthyer në mënyrë pohuese.

“Hajde shqipe”, ka shkruar në komentin e saj 23-vjeçarja duke e shoqëruar me simbole të shqiponjës me duar dhe një zemër.

I want a collab @DUALIPA @RitaOra @avamax

DUA LIPA@DUALIPA

👐🏼
❤️

Hajde shqipeeeee 5,1353:36 PM – Jan 29, 2019Twitter Ads info and privacy1,182 people are talking about this

Pritet të shihet se cila do të jetë përgjigja e dy këngëtareve tjera, Rita Oradhe Ava Max. Tashmë të gjithë dimë për karrierën e 28-vjeçares Rita, derisa Amanda Ava Koci është një yll në ngritje.

Kënga e saj, “Sweet But Psycho”, është bërë një hit i madh botëror dhe pritet që 24-vjeçarja të ndjekë hapat e kolegeve tjera shqiptare në industrinë muzikore.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu