Këshilltari i Haradinajt, kundër Veselit: Asnjë kusht nuk është plotësuar për pezullimin e taksës

In Kosova, Lajme

I pari i ekzekutivit nuk po e përkrah propozimin e kryeparlamentarit Kadri Veseli për pezullim të taksës për 120 ditë. Kjo sepse sipas Qeverisë, asnjë kusht që ka vendosur Kosova nuk është plotësuar deri më tani që taksa të pezullohet, shkruan Express.

Në një prononcim për Gazetën Express, shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi ka thënë se qëndrimi për taksën nuk ndryshon.

“Taksa nuk hiqet. Asnjë arsye për të cilën është vendosë taksa nuk është larguar. Krejt janë aty bile edhe më të egra se më herët”, deklaroi Arifi.

Edhe nga partia e kryeministrit dje menjëherë pas propozimi të Veselit u deklaruan se taksa vazhdon të mbesë në fuqi.

“Nuk i komentojmë deklaratat e të tjerëve. Por taksa mbetet në fuqi sepse Serbia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj anti Kosovë dhe po vepron siç ka vepruar edhe më herët në mënyrë destruktive”, shkroi Ahmet Isufi në Facebook.

Kryeparlamentari Kadri Veseli dje pas takimit me ambasadorin amerikan propozoi që taksa për produktet serbe e boshnjake të pezullohet përkohësisht dhe me kushte, si mirëbesim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për disa arsye.

Mirëpo, nga Qeveria nuk po pranojnë këtë propozim të kryeministrit, e për këtë ai ka marrë kritika edhe nga opozita.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, shkroi se kryeministri Ramush Haradinaj po braktiset nga i pari i PDK-së, Kadri Veseli. E për këtë, Haziri thotë ta ketë paralajmëruar me kohë, të parin e AAK-së. /Express

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu