Çfarë ka ndodhur më 1 Shkurt?

In ShowBiz

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 1 Shkurt, ndër vite:

1814 – Libri i Lord Bajronit, “Corsair” (Kusari) shitet 10 mijë kopje ditën e parë të publikimit. Libri është tregim në vargje mbi kusarin Konrad; në rini i refuzuar nga shoqëria për sjelljet dhe veprimet e tij. Kur rritet, ai i shpall luftë njerëzimit (me përjashtim të grave). Opera “Il Corsaro” nga Giuseppe Verdi, “overtura Le Corsaire” nga Hector Berlioz dhe baleti “Le Corsaire” nga Marius Petipa bazohen në këtë poemë, që Bajroni e shkroi duke e ndarë në këngë (siç kishte bërë Dante me Komedinë Hyjnore).


1835 – Mauiritania shfuqizon skllavërinë.

1865 – Dita e Lirisë – Presidenti amerikan Abraham Lincoln nënshkruan Amendamentin e Trembëdhjetë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara që ndalon skllavërinë dhe robërinë e pavullnetshme, përveç si masë dënimi për një krim.

1884 – Publikohet vëllimi i parë i fjalorit (nga A në Ant) anglisht të Oksofordit (Oksford’s English Dictionary – OED. Sot ky fjalor përbehet nga 20 vëllime me më shumë se 600 mijë fjalë të provuara në ekzistence para më shumë se 1 mijë vjetëve. OED nuk përfshin çdo fjalë të anglishtes, dhe nuk i heq nga përmbajtja fjalët që zëvendësohen të reja. OED kushton mesatarisht 3 mijë dollarë. Parë vetëm nga një vështrimi I zhvillimit, rëndësia e një fjalori të tillë qëndron jo në numrin e fjalëve, as sa shtrenjtë shitet, por në faktin se si pas-ardhësit trajtojnë punën e para-ardhësve dhe vazhdojnë pasurimin me fjalë ose me hapjen e një udhe të filluar prej tyre.

1906 – SHBA – Përfundon ndërtesa e burgut të parë federal, në Leavenworth, Kansas. Burgjet federale, sot rreth 130 të tilla, menaxhohen nga Byroja Federale e Burgjeve, degë e Departamentit të Drejtësisë. Në këto burgje dërgohen vetëm persona të dënuar për shkelje të ligjeve federale, sepse çdo shtet ka burgjet e veta.Sponsored by Revcontent.

1925 – Shqipëri – Hyri në efekt sistemi republikan i qeverisjes, me një kabinet shumë pak ndryshe nga ai i mëparshmi; Ahmet Zogu merr përsipër postin e presidentit kombinuar me rolin e kryeministrit, duke u bërë njëkohësisht kryetar i Shtetit dhe kryetar i Qeverisë; Myfid Libohova merr Ministrinë e Jashtme, krahas asaj të Financave. Reforma e parë ishte shpërndarja e ushtrisë, eliminimi i Ministrisë së Luftës, zëvendësimi i saj me një Komandë të Përgjithshme. Disa historianët thonë se me këtë hap, Zogu hakmerrej ndaj ushtarakëve që kishin marrë pjesë në “Revolucionin e Qershorit” përkrah Fan Nolit; gjithashtu kjo shihet si masë paraprake kundër zhvillimeve të ngjashme në të ardhmen; dhe si vendosje e një kontrolli të plotë të drejtpërdrejtë; pak nga pak, republika e shpallur parlamentare po shndërrohej në autokraci e monarki.

1942 – Radio Zëri i Amerikës (Voice of America, VOA) fillon transmetimin e programeve për zonat e kontrolluara nga fuqitë e Boshtit. Transmetimi i parë ishte gjermanisht; “Stimmen aus Amerika” (Zëra nga Amerika) u hap me muzikën e Himnit të Republikës dhe pastaj spikeri tha: “Sot, dhe çdo ditë nga tani e tutje, ne do të jemi me ju nga Amerika për të folur për luftën ….lajmi mund të jetë i mirë apo i keq për ne – ne gjithmonë do t’ ju themi të vërtetën”. Nga fundi i luftës, Zëri i Amerikës i kishte zgjeruar transmetimet në 40 gjuhë (shërbimi shqip u krijua më 8 maj 1943).

1946 – Trygve Lie i Norvegjisë bëhet i pari Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

1946 – Parlamenti i Hungarisë heq monarkinë pas 9 shekujsh, dhe shpall Republikën hungareze.

1951 – Industrialisti gjerman Alfred Krupp dhe 28 kriminelë të tjerë të luftës lirohen nga burgu. Alfried Felix Alwyn Krupp von Bohlen und Halbach (1907-1967), shpesh i referuara si Alfried Krupp – biznesmen, sipërmarrës, konkurrent në garat e Olimpike me jahte Olimpike – ishte anëtar i familjes Krupp, e shquar në industrinë gjermane që nga fillimi i shekullit të 19-të. Alfredi u dënua pas Luftës së Dytë Botërore për krime kundër njerëzimit për mënyrën se si ai kishte operuar fabrikat e tij në shërbim të nazizmit. Krupp kreu tre vjet burg, dhe u fal me anë të një amnistie.

1978 – Regjisori polako-amerikan Roman Polanski përfiton nga lirimi me kusht dhe ikën nga Shtetet e Bashkuara në Francë, duke iu shmangur dënimit; ai kishte pranuar më pare fajësinë ndaj akuzave për marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 – vjeçare.

1 Shkurt 1979 – Ajatollah Ruhollah Khomeini rrikthehet në Iran, pas triumfit të Revolucionit Islamik

Më 1 shkurt 1979, Ajatollah Khomeini rrikthehet në vendin e tij në mënyrë triumfale, pas 15 viteve në mërgim të detyruar. Shahu dhe familja e tij, ishin larguar nga Irani dy javë më parë, dhe revolucionarët iranianë mezi prisnin të krijonin një qeveri fondamentaliste islamike, nën udhëheqjen e Khomeinit.

Khomeini ishte biri i një studiuesi fetar islamik, dhe që në rininë e tij mësoi përmendësh Kuranin. Ai ishte besimtar i sektit shiit, dhe si një klerik i devotshëm, u rrit shpejt në hierarkinë informale shiite, duke tërhequr rreth vetes shumë ndjekës.

Në 1941, trupat britanike dhe sovjetike pushtuan Iranin dhe vendosën në krye të vendit Mohammed Reza Pahlavin, si Shahun e dytë modern të Iranit. Ky mbajti  lidhje të ngushta me Perëndimin, dhe në vitin 1963 filloi “Revolucionin e Bardhë”, një program i gjerë qeveritar që synonte reduktimin e pasurive të klerit në emër të rishpërndarjes së tokës, të drejtat e barabarta për gratë dhe reforma të tjera moderne.

Khomeini, ishte udhëheqësi i parë fetar që u ngrit haptazi kundër këtij programi. Në predikimet e tij të zjarrta nga selia e tij në qytetin Qom, ai bëri thirrje për përmbysjen e Shahut dhe krijimin e një shteti islamik. Në vitin 1963, Mohammad Reza e burgosi​, akt që shkaktoi trazira të mëdha, ndërsa më 4 nëntor 1964 e dëboi nga Irani.

Khomeini u vendos në një Naxhaf, një qytet i shenjtë shiit në Irak, shumë pranë kufirit me Iranin, ku vazhdoi predikimet e tij, dhe i dërgonte ato të regjistruara në Iran, ndërsa ndjekësit vazhduan të shtohen kryesisht në mesin e të rinjve.  Në vitin 1978, në Iran shpërthyen demonstratat të mëdha kundër Shahut. Në dhjetor të atij viti, edhe ushtria iu bashkua popullit, ndaj më 16 janar 1979, Shahu u arratis nga vendi.

Me rrikthimin e tij, Khomeini e konsolidoi shpejt autoritetin e tij, dhe filloi të transformojë Iranin në një shtet fetar. Më 4 nëntor 1979, në 15-vjetorin e mërgimit të tij, qindra studentë iranianë sulmuan ambasadën amerikane në Teheran dhe morën peng personelin.  

Me miratimin e Khomeinit, radikalët kërkuan kthimin e Shahut në Iran, dhe mbajtën peng 52 amerikanë për 444 ditë. Shahu vdiq në Egjipt, për shkak të kancerit në korrik 1980. Në dhjetor 1979, u miratua një kushtetutë e re iraniane, duke emëruar Khomeinin si udhëheqës të përjetshëm politik dhe fetar të vendit.

Nën sundimin e tij, grave iraniane iu mohuan të drejtat e barabarta, dhe iu kërkua të mbanin shami, kultura perëndimore u ndalua, teksa u rivendos ligji islamik i Sharias, dhe dënimet e saj shpesh të ashpra. Khomeini u tregua i pamëshirshëm në shtypjen e kundërshtarëve, dhe mijëra disidentë politikë u ekzekutuan gjatë dekadës që ai sundoi vendin.

Në vitin 1980, Iraku pushtoi provincën iraniane të Kuzestanit, tejet të pasur me naftë. Pas përparimeve fillestare, forcat irakiane u zprapsën. Në vitin 1982, Iraku u tërhoq vullnetarisht dhe kërkoi një marrëveshje paqeje, por Khomeini rifitoi luftimet. Lufta e përgjakshme Iran-Irak, përfundoi vetëm më 1988.

Ajatollah Khomeini vdiq më 3 qershor 1989. Më shumë se 2 milionë njerëz morën pjesë në funeralin e tij. Në fillim të viteve 1990, vendi iu nështrua një demokratizimi gradual, duke kulmuar me mbajtjen e zgjedhjeve të lira në vitin 1997, kur u zgjodh president reformatori i moderuar Mohammed Khatami.

2002 – Daniel Pearl, gazetar amerikan dhe shefi i byrosë së gazetës “Wall Street Journal” në Azinë Jugore, i rrëmbyer më 23 janar 2002 në Pakistan, gjendet me kokë të prerë e trup të gjymtuar.

2003 – Anija amerikane Columbia për vajtje ardhje në hapësirë shpërthen, digjet, shpërbëhet gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës, duke vrarë shtatë astronautët në bord. Copat e saj ranë në një territor të gjërë nga Teksasi në Louisiana. Inspektimet treguan se Anija, që ndodhej në fluturimin e saj të 28-të, kishte patur nevojë për zëvendësimin e pllakave izoluese para se të nisej për mision.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu