Dimri preferon veshjet me ngjyrën e lëkurës (Foto)

In ShowBiz

Veshjet me ngjyrën e lëkurës mund të jenë neutrale por mënyra sesi kombinohen është ajo që bën diferencën.

Dimri preferon veshjet me ngjyrën e lëkurës

Revista amerikane “Elle” sjell aksesorët “nude”, që duhet të keni në gardërobë dhe mënyrat sesi mund t’i kombinoni.

Takat
Ndonëse e njëjta ngjyrë si sheshkat, kombinimi i propozuar për këpucët apo sandalet me taka vjen më ndryshe.

Bluzë ngjyrë kaltër të errët, xhaketë të bardhë me viza të zeza si dhe xhinse me ngjyrë të errët. Ky është një kombinim që do t’ju bëjë të dukeni shumë të veçanta.

Këpucët e sheshta
Mënyra më e mirë për të kombinuar në fund të dimrit këpucët e sheshta nude, është ngjyra e kuqe.

‘Elle’ propozon bluzë me lule të kuqe, çantë të kuqe, xhinse me ngjyrë të hapur si dhe xhaketë bezhë.

Çantë
Çantë elegante e kombinuar me fund të bardhë, këmishë të bardhë me lule të vogla blu si dhe një triko ngjyrë blu të errët.

Kësaj veshje mund t’i përshtatni edhe një unazë floriri me perla të bardha.

Syzet
Syzet ‘nude’, shkojnë shumë përshtat me një xhup ngjyrë jeshil ose ngjyrë ulliri, fustan të bardhë me viza të zeza, një pale çizme të zeza si dhe një çantë të zezë e cila pse jo mund të ketë motive me lule.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu