Haradinaj pret Sylejman Selimin në Qeveri: E drejta dhe e vërteta gjithmonë do të dalin fitimtare

In Kosova, Lajme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur në një takim Sylejman Selimin, i cili kohë më parë u lirua nga burgu

Ramush Haradinaj e ka pritur në zyrën e tij ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin.

Haradinaj ka postuar disa foto në rrjetin e tij social ku shihet së bashku me Sylejman Selimin.

“Pata nderin ta pres Gjeneralin e Lirisë, Sylejman Selimin. E drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë do të dalin fitimtare!,” shkruan Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, i pari i Qeverisë së Kosovës sot edhe një herë ka deklaruar se taksa ndaj Serbisë nuk do të pezullohet edhe pse SHBA-të po këmbëngulin për një gjë të tillë.

“Taksa ka me mbetë deri në njohje, mbane mend cka po ju them. Pse duhet të ekzistoj taksa deri në njohje. Nuk është lehtë për mua ta ha mallin e dikujt që mi ka vra anëtarët e familjes, e as për juve që keni të vrarë apo të zhdukur anëtarë,” ka thënë Haradinaj. 

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu