Mbi 400 amandamete pritet të votohen në seancën e sotme të Kuvendit

In Kosova

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës pritet të votohen disa ligje të rëndësishme, përfshirë këtu projektligjin për pagat në sektorin publik, projektligji për zyrtarët publik dhe projektligji për detyrat dhe përgjegjësitë e delagacionit shtetëror në procesin e dialogut me Serbinë.

Ndërsa projektligji për buxhetin është në pikën e 7-të  të rendit të ditës.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar që çdo amandament i projektligjeve të votohen një nga një dhe në formë elektronike.

Procedurat e votimit të amandameteve të ligjeve përmes formës elektronike, marrin kohë.

Projektligji për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura numëron 65 amandamente.

Ndërsa sipas shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi në këto 9 pika të rendit të ditës, janë mbi 400 amandamente në total.

Ai ka kërkuar që në amandamentet që nuk ka një qëndrim të njëjtë të votohet një nga një, ndërsa në rastet e tjera ku ka qëndrim unanim të votohet në tërësi, për shkak të kohës.

Nëse deputetët do të kërkojnë fjalën, atëherë seanca pritet të zgjatë dhe nuk dihet nëse do të votohet sot për buxhetin e shtetit.

Ky është rendi i ditës i seancës së stome plenare

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës 

-Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura,

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik,

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit 

-Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,

-Propozimi për formimin e Komisionit Ad Hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

-Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018,

-Shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A./kallxo.com

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu