Mësuesit klasor të pakënaqur, paralajmërojnë largimin nga SBASHK-u

In Lajme

Një ditë pasi SBASHK-u arriti marrëveshje me Qeverinë për koeficientin e pagave, kanë reaguar edhe disa mësimdhënës të klasave fillore të ulëta, të cilët janë shprehur të pakënaqur dhe kanë paralajmëruar largimin nga kjo sindikatë.

Në grupin “Mësimdhënia në Kosovë” një mësuese ka propozuar largimin nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

“O mësues të klasave 1-5, juve që nuk iu barazuan me mësimdhënësit lëndor, a jeni që t’ia kthejmë shpinën SBASHK-ut? Neve nuk na përfaqësoi dinjitetshëm”, ka shkruar ajo.     

Mësuesja në fjalë (emër i njohur për redaksinë) ka gjetur përkrahje nga shumica e kolegëve të saj, të cilët janë shprehur pro largimit nga SBASHK-ut.

“Duhet të largohem menjëherë nga sindikata”, “Unë jam për largim nga kjo sindikatë”, “Jemi të pajtimit”, “Po, edhe atë në afat sa më të shpejt”, “Kjo është marre çka kanë bërë”, “Që nesër do të largohem”, “Çka na duhet kjo sindikatë më”, janë vetëm disa nga komentet që iu janë përgjigjur propozimit për largim nga SBASHK-u.

Por ajo çka bie në sy nga komentet e tyre, janë gabimet e shumta drejtshkrimore të mësuesve.

Përndryshe, SBASHK-u e ndërpreu grevën pas tri jave, pas marrëveshjes për rritje të koeficienit të pagave për rreth 20 përqind.

Përfaqësues të SBASHK-ut këmbëngulnin që nuk do të tërhiqen nga greva nëse qeveria nuk ua rritë koeficientin për 30 përqind, por tash, kur ata nuk e mbajtën fjalën e tyre, thanë se po e bëjnë për hir të nxënësve.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu